Sport

Drama e dhimbshme e të riut Guo Jiaxuan në Spanjë, mjekët nuk japin shpresë për jetën, njoftohen familjarët në Kinë…

Futbollisti 18-vjeçar jeton vetëm falë aparaturave, por mjekët në Spanjë kanë thënë se në gjendjen që është e ka thuajse të pa mundur që të rikthehet në jetë.

13 Shkurt 2025, 11:45 Nga DOSJA
Drama e dhimbshme e të riut Guo Jiaxuan në Spanjë, mjekët

SPANJE - Futbollisti 18-vjeçar Guo Jiaxuan nga Kina, pësoi një aksident në fushë teksa mori një goditje me gju në kokë, gjatë një takimi në Spanjë.

Goditja i shkaktoi hemoragji të brendshme, ndërsa truri i tij për pak minuta nuk u furnizua me oksigjen, çka ka sjellë edhe gjendjen kritike ku ndodhet.

Guo Jiaxuan në 2023-in mbërriti në Europë, ku u stërvit në një progmram të ngritur nga Bayern Munich. Ai konsiderohej si një nga talentët më të mëdhenj të futbollit në Kinë, atje ku tani po kërkojnë që mjekët spanjolë të mos e nxjerrin të riun nga intubimi.

Sipas iberikëve 18-vjeçari është në vdekje klinike dhe shpresat që të marrë frymë pa nmdihmën e aparaturave janë të vogla dhe për këtë motiv kanë njoftuar familjarët që të asistojnë në momentin kur të bëjnë heqjen e intubimit. I gjithë ky kalvar është “dokumentuar” në rrjetet sociale nga i vëllai.

B.T (Doosja.al)

Sondazh

Poll