13 Shkurt 2025, 12:05
Nga r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në fjalën e tij në Kuvend u shpreh se nëse i ndodh gjë kryebashkiakut Erion Veliaj, apo prokurorëve dhe gjyqtarëve të çështjes, përgjegjës do të mbahet kryeministri Edi Rama. Berisha tha se Rama është i gatshëm të ndërmarrë çdo akt pasi vetë sipas tij "ka marrë fund përfundimisht".
"Garantoj se gjëja më e vogël po ndodhi në këtë proces, do përgjigjet personalisht Edi Rama, qoftë ndaj Velisë, qoftë ndaj Velicës, ndaj prokurorëve, ndaj gjykatësve. Sepse ky tërbim, kjo frikë e tmrrshme, ky shkallmim që ka kapur Edi Ramën është shumë e rrezikshme për momentin për vendin. Ky i papërgjegjshëm është i gatshëm të ndërmarrë çdo akt pasi vetë ka marrë fund përfundimisht.
Le t’i fshijë 100 herë fotot e Aleksis Soros, Juri Kim apo Antoni Blinken nga mediat e tij se tregon se vetëm se është një sfaçato, se ato i ka në zemër dhe është i damkosur në mënyrë përfundimtare si kukull e Sorosit. Dhe mendoni ju se do paguajnë shqiptarët, do paguajnë për kukullën e Sorosit? Zonjë, ligji për ndalimin e çdo veprimtarie të Xhorxh Sorosit në Shqipëri dhe fonacionit të tij, e ndalimit të të gjitha organizatave sorosiane që të kenë çfarëdolloj bashkëpunimi me institucionet shtetërore, është një emergjencë.
Duhet të sillet këtu dhe të votohet. Përndryshe ku është Klotilda që ankohej për prokurorin? Ja sa ka lënë prokurori pa futur në dosje për Velicën. Se Velica, po të futeshin edhe këto që i ka përjashtuar prokurori, ia kalonte edhe Lajla Asadit. Lajla shkoi në Moskë, atje ia numëruan dhe i doli 1 milion euro garderoba. Velicës i doli gardëroba 867 mijë euro. Po këto nuk i ka futur prokurori o ish-pastor. Ja ku i ke.", tha Berisha.
sali berisha erion veliaj edi rama
Politike
13 Shkurt 2025, 12:05
M.B
Damian Gjiknuri
TIRANA- Deputeti socialist Damian Gjiknuri tha sot në Kuvend se janë mbi 130 mijë shqiptarë që janë regj...
Politike
13 Shkurt 2025, 11:47
N.F
Spiropali dhe Sula
TIRANË- Seanca e sotme në Kuvend ka nisur me debate dhe vijon të jetë e tensione. Gjatë fjalës së...
Politike
13 Shkurt 2025, 11:47
M.B
Toni Gogu
TIRANA- Deputeti socialist Toni Gogu akuzoi demokratët se keqpërdorin sallën e Parlamentit me shantazhe, intimidim...
Politike
13 Shkurt 2025, 11:35
N.F
Posteri
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha do të vijojë takimet e tij me emigrantët shqiptarë që j&eu...
Politike
13 Shkurt 2025, 11:34
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i PD-së, Sali Berisha, para se hynte në sallën e seancave plenare sot ka treguar arsyet pse sipas tij u trans...
Politike
13 Shkurt 2025, 11:30
r.ll
kuvendi
TIRANË- Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka ndërprerë për 5 minuta seancën plenare për shkak të një d...
Politike
13 Shkurt 2025, 11:19
r.ll
bardhi, hoxha
TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka debatuar me ministrin e Brendshëm, Ervin Hoxhën li...
Politike
13 Shkurt 2025, 11:13
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka postuar një video në rrjetet sociale ku flet për fshirjen e fotove...
Politike
13 Shkurt 2025, 11:06
r.ll
kuvendi
TIRANË- Deputeti Asllan Dogjani ka zhvilluar sot në Kuvend një interpelancë me ministrin e Brendshëm, Ervin Hoxha pë...
Politike
13 Shkurt 2025, 11:01
M.B
Alex Soros dhe Edi Rama
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka bërë një postim në rrjetet sociale ku thotë s...