Politike

"O palaço"/ Tensione para GJKKO-së, Veliaj niset drejt paraburgimit të Durrësit, administrata e Bashkisë tenton të ndalojë furgonin

Pas shpalljes së vendimit të GJKKO-së e cila la në fuqi masën e sigurisë "Arrest me burg" për Veliajn, kryebashkiaku ka dalë nga ambjentet e Gjykatës së Posaçme për tu nisur drejt paraburgimit të Durrësit. Por në këtë moment janë regjistruar përplasje mes punonjësve të administratës së Bashkisë dhe forcave të policisë.

12 Shkurt 2025, 22:21 Nga B.Z
"O palaço"/ Tensione para GJKKO-së, Veliaj niset drejt
Pamje nga tensionet

TIRANË - Tensione janë regjistuar mbrëmjen e sotme në ambjentet e jashtme të Gjykatës së Posaçme aty ku u dha vendimi për kryebashkiakun Veliaj dhe të pandehurit e tjerë të akuzuar për korrupsion pasiv dhe pastrim parash.

Pas shpalljes së vendimit të GJKKO-së e cila la në fuqi masën e sigurisë "Arrest me burg" për Veliajn, kryebashkiaku ka dalë nga ambjentet e Gjykatës së Posaçme për tu nisur drejt paraburgimit të Durrësit. Por në këtë moment janë regjistruar përplasje mes punonjësve të administratës së Bashkisë dhe forcave të policisë.

Administrata i ka dalë para furgonit të policisë me të cilin do transportohej Veliaj dhe ka tentuar ta ndalojë. Ata kanë ofenduar edhe prokurorët teksa i kanë quajtur "Palaço".

Gjykata e Posaçme pas një seance maratonë e cila zgjati 6 orë la të pandryshuar masën "Arrest me burg" për Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, dhe për bznesmenin Elman Abule. Ndërsa për bashkëshorten e Veliajt, Ajola Xoxën është ndryshuar masa e sigurisë nga "Arrest në shtëpi" në "Detyrim Paraqitje". E njëjta masë është lënë edhe për biznesmenët e tjerë të përfshirë në dosje.

 

erion veliaj gjkko

Sondazh

Poll