Politike

GJKKO la në fuqi masën "Arrest me burg", dërgohet në paraburgimin e Durrësit kryebashkiaku Erion Veliaj

Pas dhënies së vendimit nga GJKKO, kreu i Bashkisë së Tiranës, është dërguar në paraburgimin e Durrësit. Sakaq për bashkëshorten e tij Ajola Xoxa GJKKO ka ndryshuar masën e sigurisë nga "Arrest Shtëpie" në "Detyrim Paraqitje" dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”.

12 Shkurt 2025, 22:01 Nga B.Z
GJKKO la në fuqi masën "Arrest me burg", dërgohet
Furgoni i Policisë

TIRANË - Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masën e sigurisë “Arrest me burg” për kreun e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i akuzuar për korrupsioni pasiv dhe pastrim parash. Vendimi u dha mbrëmjen e kësaj të mërkure pas një seance maratonë e cila zgjati gati 6 orë. 

Pas dhënies së vendimit nga GJKKO, kreu i Bashkisë së Tiranës, është dërguar në paraburgimin e Durrësit. Sakaq për bashkëshorten e tij Ajola Xoxa, GJKKO ka ndryshuar masën e sigurisë nga "Arrest Shtëpie" në "Detyrim Paraqitje" dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”. Sipas vendimit të gjyqtarit Erjon Bani, Xoxa duhet të paraqitet në SPAK të premten e parë dhe të tretë të çdo muaji, në orën 11:00.

Sa i takon biznesmenëve të përfshirë në dosje, ka mbetur në qeli biznesmeni Elman Abule, duke iu konfirmuar masa e sigurisë “Arrest me burg”. Ndërsa për biznesmenët e tjerë ka mbetur në fuqi masat e sigurisë “detyrim paraqitje”.

Masat e sigurisë dhe akuzat për të pandehurit

-Erion Veliaj – Arrest me burg; korrupsion (9 raste) dhe pastrim parash
-Ajola Xoxa – Detyrim paraqitje; korrupsion (9 raste), pastrim parash, fshehje pasurie
-Elman Abule -Arrest me burg; Pastrim Parash
-Gentian Sula – Detyrim paraqitje; Korrupsion aktiv
-Meriman Palushi – Detyrim paraqitje; Korrupsion aktiv
-Fatmir Bektashi -Detyrim paraqitjeje; Korrupsion aktiv
-Sokol Kryeziu – Detyrim paraqitje; Korrupsion aktiv
-Shkëlqim Fusha – Detyrim paraqitje; Korrupsion aktiv

 

 

erion veliaj gjkko

Sondazh

Poll