Politike

Ndryshohet masa për Ajola Xoxën/ GJKKO i lehtëson masën bashkëshortes së Veliajt nga arrest shtëpie në detyrim paraqitje

Gjithashtu GJKKO i ka ndaluar daljen jashtë shtetit Arjola Xoxës.

12 Shkurt 2025, 21:51 Nga DOSJA

Ndryshohet masa për Ajola Xoxën/ GJKKO i lehtëson masën

TIRANË- Gjykata e Posaçme ka konfirmuar masën e sigurisë “arrest në burg” për kryebashkiakun Erion Veliajn, ndërsa për bashkëshorten e tij Ajola Xoxën, GJKKO ka ndryshuar masën e sigurisë, nga arrest në shtëpi në detyrim paraqitje. Gjithashtu GJKKO i ka ndaluar daljen jashtë shtetit Arjola Xoxës. 

Njoftimi:

“Zëvendësimin e masës së sigurimit personal “Arrest në shtëpi” caktuar ndaj personit nën hetim Ajola Xoxa me vendimin Nr. 7, datë 09.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me masën e sigurimit personal “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar nga nenet 233 dhe 234 i K.Pr.Penale”.

arjola xoxa erion velaij gjkko

Dokumenta bashkëngjitur

Sondazh

Poll