Politike

Dosja hetimore e SPAK/ Zbardhen detaje! Kompania ‘Kontakt Shpk’ pagoi bileta udhëtimi për në Holandë për çiftin Veliaj, porositi një suitë për ta

Kompania ‘Kontakt’ shpk e Fatmir Bektashit ka porositur prerjen e biletave për çiftin Veliaj- Xoxa për në Roterdam Holandë dhe ka porositur një dhomë, double suite, ekskluzive në hotel ‘Marriot’ ku kanë qëndruar bashkëshortët.

12 Shkurt 2025, 21:06 Nga B.Z

 

Dosja hetimore e SPAK/ Zbardhen detaje! Kompania ‘Kontakt Shpk’
Fatmir Bektashi

 

TIRANË - Por po kështu del se përfitime të ndërsjellta janë shkëmbyer edhe midis kompanisë së ndërtimit ‘Kontakt’ shpk e biznesmenit Fatmir Bektashi, dhe çiftit Veliaj-Xoxa,

Nga ku del se biznesmeni Bektashi , jo vetëm ka paguar bileta udhëtimi për bashkëshortët, por edhe u ka paguar atyre suitë me çmime të kushtueshme në hotelet më prestigjozë në Hollandë.

Kompania ‘Kontakt’ shpk e Fatmir Bektashit ka porositur prerjen e biletave për çiftin Veliaj- Xoxa për në Roterdam Holandë dhe ka porositur një dhomë, double suite, ekskluzive në hotel ‘Marriot’ ku kanë qëndruar bashkëshortët. Ku çmimi i biletave është 2688 euro, ndërsa suita me vlerë 677 euro. Po kështu Veliaj del se më 3 dhjetor 2016 ka udhëtuar në të njëjtën linjë me Fatmir Bektashin./BW

erion veliaj ajola xoxa

Sondazh

Poll