Politike

"Gruaja ime është përndjekur në mënyrë perverse"/ Zbardhet DËSHMIA e Veliajt në seancën gjyqësore, prokurori i kërkon të ruaj etikën! Kryebashkiaku: Pse të dogji!

Seanca me dyer të mbyllura zgjati rreth 6 orë, ndërsa është zbardhur dhe dëshmia e kryebashkiakut Veliaj. Veliaj gjatë seancës gjyqësore ka deklaruar se vila në Qerret nuk është e tij, por e prindërve të Ajola Xoxës.

12 Shkurt 2025, 20:47 Nga B.Z
"Gruaja ime është përndjekur në mënyrë
Erion Veliaj

TIRANË - Dëshmi të reja janë zbardhur nga seanca gjyqësore që u mbajt këtë të mërkurë në Gjykatën e Posaçme për vlerësimin e masës së sigurisë për kryebashkiakun Erion Veliaj, bashkëshorten e tij Ajola Xoxa dhe 6 biznesmenët e tjerë.

Seanca me dyer të mbyllura zgjati rreth 6 orë, ndërsa është zbardhur dhe dëshmia e kryebashkiakut Veliaj. Veliaj gjatë seancës gjyqësore ka deklaruar se vila në Qerret nuk është e tij, por e prindërve të Ajola Xoxës.

Veliaj ka deklaruar se nuk ka asgjë të pazakontë që lodrat e fëmijës së tij të jenë gjendur në shtëpine gjyshërve. Më tej ai ka thënë se është një Kryetar Bashkie që është votuar nga populli dhe ka bërë detyrën e tij ashtu si duhej, ndërsa ka ngritur akuza se gruaja e tij është përndjekur në mënyrë perverse.

"Nuk më është shpjeguar edhe sot pse jam i arrestuar, unë një kryetar bashkie që jam votuar nga populli i Tiranës, kam bërë detyrë time. I kam hyrë në hak familjes se kam punuar edhe të shtunë edhe të diele edhe për festa kam punuar.

Por mallkuar qoftë ai që punon në këtë vend, se bëhet objekt sulmi dhe gjendet në këtë situatë qe jam unë sot. Vila në Qerret nuk është e jona, është e natyrshme që aty do gjenden lodrat e fëmijës sim dhe se bashkëshortja ime është fëmijë i vetëm dhe vjehrra ime dhe nuk e di pse duket kaq e panatyrshme që të jenë lodrat e fëmijës tek shtëpia e gjyshes. Bashkëshortja ime është kryezonjë dhe është përndjekur në mënyrë perverse”- ka deklaruar Veliaj.

Në këtë moment ka ndërhyrë edhe prokurori Olsi Dado duke i ka kërkuar të ruajë etikën në komunikim.

Veliajt ka replikuar duke thënë: Pse të dogji? Nuk përmenda emra dhe me këtë fjali kam parasysh median e politikën.

Prokurori Dado: Sepse i ke shkruar ne Facebook, këtu nuk je në Facebook ndaj përmbahu provave dhe fakteve. Të gjitha veshjet kishin kod unik dhe ishin veshje personale buzëkuq dhe bizhuteri.

Ndërkohë trupa gjyqësore është tërheqëur për të marrë vendimin lidhur me kryebashkiakun Veliaj, bashkëshorten e tij Ajola Xoxa si dhe 6 biznesmenët e tjerë. Mësohet se avokatët e Veliajt kanë kërkuar masë më të lehtë sigurie për Veliajn dhe detyrim paraqitje për Xoxën, por vendimi përfundimtar ende nuk është dhënë.

ajola xoxa erion veliaj spak

Sondazh

Poll