Politike

"A do të bënit pakt me Partinë Socialiste për shkrirjen e SPAK"/ Berisha: Jo! Nuk bëj pakt me organizata kriminale!

Berisha është shprehur i prerë se nuk do të ketë asnjë bashkim votash me PS. Berisha ka deklaruar se SPAK sipas tij është një organizatë kriminale bashkë me qeverinë dhe për këtë ai thotë se ka prova e fakte. 

12 Shkurt 2025, 20:03 Nga B.Z
"A do të bënit pakt me Partinë Socialiste për shkrirjen
Sali Berisha

TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është pyetur ditën e sotme nga gazetarët nëse ekziston ndonjë mundësi për të bashkuar votat në Parlament me PS, për zhbërjen e SPAK në mënyrë që t’i hapet rruga krijimit të një drejtësie të re.

Lidhur me këtë Berisha është shprehur i prerë se nuk do të ketë asnjë bashkim votash me PS. Berisha ka deklaruar se SPAK sipas tij është një organizatë kriminale bashkë me qeverinë dhe për këtë ai thotë se ka prova e fakte. 

"Nuk bashkoj vota kurrë me një organizatë kriminale në pushtet',- është shprehur Berisha.

Pyetje: Z.Berisha, duket që pika politike që bashkon sot të gjitha partitë politike pa dallim krahu janë protestat anti-Spak. Pasi, pas PD dhe PL, sot ishte radha e mbështetësve të PS për të protestuar kundër arrestimit të Erion Veliajt. Ndërkohë, në mbledhjen e grupit parlamentar kryeministri Edi Rama paralajmëroi që 11 maji do të jetë mandati i standarteve demokratike të drejtësisë. Në rast të ndonjë reforme në drejtësi të miratuar me konsesus në vitin 2016, ju do i bashkoni votat në parlament, pasi edhe ju keni folur për zhbërje të kësaj drejtësie dhe ngritjen e një Komisioni të së Vërtetës, që në bashkëpunim me Komisionin e Venecias do të ndërtojë një drejtësi të re?

Berisha: E para, nuk është e vërtetë që sot protestoi partia aty. Protestoi administrata e bashkisë, punonjës të bashkisë, rrogëtarë të shtetit. Se ç’bën PS, është punë e saj. Po sot, të jap po të duash mesazhe, dëshmitarë, se tek bashkia janë dërguar me detyrim. Me kërcënim se humbasin vendin e punës punonjësit e bashkisë. Pra, midis atyre që protestojnë sot atje për të mbrojtur kryehajdutin e tyre dhe qytetarëve të lirë të opozitës, që protestojnë, ekziston një ndryshim si nata me ditën. Nuk është e vërtetë se bashkohemi, jo, nuk bashkohemi.

E dyta, unë kam denoncuar dhe denoncoj Spakun si një organizatë kriminale dhe kam bërë sqarimet tuaja para jush. Me këtë nuk nënkuptoj çdo punonjës në atë institucion, por nënkuptoj ata prokurorë që mbyllin krime, ata prokurorë që me dokumente zyrtare gjobisin kriminelë, vrasës për t’ua lehtësuar dhe manipuluar dosjet. Po unë këto i kam dhe unë nuk mund të bëja kurrë deklarata të tilla pa prova dhe fakte të pakundërshtueshme. Nuk bashkoj vota kurrë me një organizatë kriminale në pushtet.

sali berisha

Sondazh

Poll