Politike

"Votimi në 1 mars"/ Paloka: Primaret e PD do të zhvillohen në nivel qarku

Kreu i Këshillit Kombëtar Edi Paloka ka deklaruar se ka vendosur që në primare të mos futen të deleguarit politik në qarqe.

12 Shkurt 2025, 20:07 Nga I.A

"Votimi në 1 mars"/ Paloka: Primaret e PD do të zhvillohen

TIRANË- Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike, ka vendosur që primaret të zhvillohen në nivel qarku më datën 1 mars. Kreu i Këshillit Kombëtar Edi Paloka ka deklaruar se ka vendosur që në primare të mos futen të deleguarit politik në qarqe. Po ashtu Paloka theksoi se Këshilli në mbledhjen e sotme ka miratuar edhe rregulloren e primareve.

"Data 1 mars është përcaktuar me vendim të kryesisë. Pati diskutime për mbi dy orë. Me 10 vota kundër rregullorja u miratua. Kishte mendime që mund edhe të mos zhvilloheshin për shkak të kohës, të krijoheshin dhe konflikte dhe pakënaqësi, që janë diskutuar disa herë. Këto propozime u sqaruan. Doktor Berisha ka qenë i prerë që primaret të zhvilloheshin. Në fund rezultati tregoi se në fund propozimet që ishin për të bërë ndryshime të tilla, nuk fituan", tha Paloka.

edi paloka

Sondazh

Poll