Politike

"Kjo është një formulë vrastare"/ Debate në mbledhjen me dyer të mbyllura në Këshillin e PD. Murrizi dhe Leskaj kundër formulës së primareve

Teksa sekretari i përgjithshëm Flamur Noka prezantoi formulën e Primareve ku tha se kandidatët për deputetë nuk do të dalin vetëm nga primaret, Bujar Leskaj dhe Myslym Murrizi kanë dalë kundër.

12 Shkurt 2025, 19:39 Nga B.Z
"Kjo është një formulë vrastare"/ Debate në
Mbledhja

TIRANË - Mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD është shoqëruar me debate. Mësohet se në mbledhjen që po zhvillohet me dyer të mbyllura shkak për tensionet është bërë çështja e primareve.

Teksa sekretari i përgjithshëm Flamur Noka prezantoi formulën e Primareve ku tha se kandidatët për deputetë nuk do të dalin vetëm nga primaret, Bujar Leskaj dhe Myslym Murrizi kanë dalë kundër. Murrizi është shprehur se askush nuk mund ti ndajë në deputetë inferiorë dhe superiorë. Murrizi ka thënë se kjo formulë është vrastare, dhe se primaret duhet të jenë kombëtare.

"Jam dakord me statutin për primaret, por duhet të jenë të hapura. Përderisa drejtuesit e degëve japin dorëheqjen, pse ndryshe do të duhet të ndodh për drejtuesit politik? Askush s’mund të na ndajë, në disa politikanë inferior e disa superior. Bëjini kombëtare primaret, është vrastare kjo formule. Aq më tepër më një votë. Mos keni frikë nga lobimi i brendshëm. Unë do hyj në primaret e Tiranës dhe dua të jem në lista te hapura. Duhet te shihni dhe koalicionet. Ku është sot Shpëtim Idrizi? Duhet të ketë kujdes përzgjedhja e aleateve",- ka thënë Murrizi.

Sakaq deputeti Bujar Leskaj, i cili është dhe drejtues politik i Vlorës ka deklaruar se duhet të voton edhe drejtuesit politikë. Leskaj thotë se Kryetarët e degëve nuk duhet të jepnin dorëheqje pasi ata janë zgjedhur me votë. Ai është shprehur gjithashtu se nuk është dakord me datën 1 mars për primaret.

"Duhet të votohen edhe drejtuesit politik. Ose t’i kalojnë votimit në qark. Kryetarët e degëve nuk duhet të jepnin dorëheqje pasi ata janë zgjedhur me votë. Nuk jam dakord me datën 1 Mars për mbajtjen e primareve. Kjo pasi këtë kohë deri në 4 Mars jemi të angazhuar me votën e Diasporës",- ka thënë Leskaj.

pd

Sondazh

Poll