FOTOLAJM/ Gruaja e Elman Abules, pret te shkallët e GJKKO-së vendimin për burrin
Mariso Nito TIRANË- Mariso Nito bashkëshortja e biznesmenit Elman Abules është parë së fundmi duke pritur para shkall&eu...
Ndaj 8 të pandehurve seanca e zhvilluar ka zgjatur 6 orë, dhe mësohet se gjyqtarët tashmë janë tërhequr për vendim.
TIRANË - Ka përfunduar seanca në Gjykatën e Posaçme për vlerësimin e masës së sigurisë ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, bashkëshortes së tij Ajola Xoxës, dhe 6 biznesmenëve të tjerë. Ndaj 8 të pandehurve seanca e zhvilluar ka zgjatur 6 orë, dhe mësohet se gjyqtarët tashmë janë tërhequr për vendim.
Erion Veliaj dhe biznesmeni Elman Abule ndodhen nën masën “Arrest me burg”, Ajola Xoxa në “arrest shtëpie”, ndërsa 5 biznesmenët e tjerë në masën detyrim paraqitje.
Seanca e sotme është shoqëruar me përplasje verbale mes kryebashkiakut Veliaj dhe prokurorit Olsi Dado. Veliaj ka ngritur akuza drejt Dados se ky i fundit e ka personale me të. Veliaj ka deklaruar se i ka dhënë leje ndërtimi Dados, por ky i fundit ka mbetur i pakënaqur dhe i ka thënë "do ta mbash mend".
Veliaj u arrestua në zyrën e Bashkisë më 10 shkurt si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Po ashtu, në GJKKO është paraqitur edhe bashkëshortja e kryebashkiakut, Ajola Xoxa, e cila është lënë në masë sigurimi “arrest shtëpie”.
Sipas SPAK nga të dhënat konkrete të mbledhura deri në këtë fazë të hetimit paraprak, në mënyrë të përmbledhur rezulton se, nga peronat nën hetim, specifikisht Veliaj edhe bashkëshortja e tij është ideuar, krijuar dhe vënë në funksionim një mekanizëm që ka synuar dhe ka bërë të mundur, në praktikë, marrjen e përfitimeve të parregullta, të cilat burojnë nga fondet publike që administrohen nga Bashkia Tiranë, përmes titullarit të saj, me qëllim pasurimin personal të këtij të fundit dhe familjes së tij, përmes veprimeve të kamufluara dhe të kundërligjshme.
Mariso Nito TIRANË- Mariso Nito bashkëshortja e biznesmenit Elman Abules është parë së fundmi duke pritur para shkall&eu...
Sali Berisha TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka deklaruar këtë të mërkurë se kur PD të v...
Partia Demokratike TIRANË - Partia Demokratike njoftoi ditën e sotme se primaret do të zhvillohen më datën 1 mars 2025. Vendi...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë demokratike Sali Berisha gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Këshillit Kombëtar ...
sali berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Këshillit Komb&eu...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Këshillit Komb&eum...
Pamje nga qelia 313 TIRANË - Arrestimi i kryebashkiakut Erion Veliaj, ka qënë kryefjala e mediave së fundmi duke shkaktuar kështu ...
Anetari i keshillit socialist TIRANË- Administrata është rikthyer sërish pasditen e sotme para ambienteve të GJKKO-së...
Gazmend Bardhi TIRANË- Kryetari i Grupit parlamentar të Partisë Demokratike Gazmend Bardhi ka reaguar ka reaguar për mosprezenc&eu...
Sali Berisha TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Këshillit Komb&eum...