Politike

Mbështetësit e Veliajt para GJKKO, Bardhi: Mosprezenca e Policisë së Shtetit në grumbullimin e punonjësve të Bashkisë së Tiranës, akt presioni nga pushteti

Bardhi përmes një postimi në rrjetin social shkruan se mosprania e Policisë së Shtetit gjatë grumbullimit të punonjësve të Bashkisë së Tiranës në GJKKO dhe SPAK është një akt i paprecedent presioni nga pushteti.

12 Shkurt 2025, 17:56 Nga E. D
Mbështetësit e Veliajt para GJKKO, Bardhi: Mosprezenca e Policisë
Gazmend Bardhi

TIRANË- Kryetari i Grupit parlamentar të Partisë Demokratike Gazmend Bardhi ka reaguar ka reaguar për mosprezencën e Policisë në mbështetjen e qytetarëve ndaj kryebashiakut Erion Veliajt në SPAK. Bardhi përmes një postimi në rrjetin social shkruan se mosprania e Policisë së Shtetit gjatë grumbullimit të punonjësve të Bashkisë së Tiranës në GJKKO dhe SPAK është një akt i paprecedent presioni nga pushteti. Bardhi gjithashtu i ka bërë thirrje punonjësve të Policisë së Shtetit, që të refuzojnë zbatimin e urdhrave të paligjshëm dhe të jenë në krye të detyrës, me përkushtim ndaj Shqipërisë dhe të ardhmes së saj europiane.

Postimi i Plotë:

Braktisja nga Policia e Shtetit e gjyqtarëve dhe prokurorëve në krye të detyrës është krim i rëndë shtetëror!

Mosprezenca e Policisë së Shtetit në grumbullimin e paligjshëm të punonjëve të Bashkisë së Tiranës në GJKKO dhe SPAK, është një akt i paprecendent presioni nga pushteti.

I bëj thirrje punonjësve të ndershëm të Policisë së Shtetit, që të refuzojnë zbatimin e urdhrave të paligjshëm dhe jenë në krye të detyrës, me përkushtim ndaj Shqipërisë dhe të ardhmes së saj europiane.

Edi Rama duhet të heq dorë menjëherë nga metodat kriminale të presionit ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve në detyrë. Kjo është Republika e Shqipërisë, jo shteti privat i mafiozit Edi Rama!

gazmend bardhi

Sondazh

Poll