Aktualitet

Vrasja në Kosovë, identifikohet viktima, 42-vjeçari u vra brenda një lokali

Policia e Kosovës bën të ditur se viktima është një 42-vjeçar.

12 Shkurt 2025, 15:29 Nga E. D
Vrasja në Kosovë, identifikohet viktima, 42-vjeçari u vra
foto ilustruese

KOSOVË- Të shtëna me armë zjarri u regjistruan mbasditen e sotme në Skënderaj të Kosovë, ku si pasojë humbi jetën një person. Policia e Kosovës bën të ditur se viktima është një 42-vjeçar. Gjithashtu vrasja ka ndodhur brenda një lokali në Skënderaj. 

Njoftimi i policisë:

Sot më, 12 shkurt 2025, rreth orës 13:50 policia në Skenderaj ka pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në rrugën ”Sala e Hamit Jashari” në Skenderaj. Sipas informatave fillestare të shtënat kanë ndodhur brenda një lokal ku si pasojë e të shtënave nga arma e zjarrit dhe plagëve të pësuara ka humbur jetën viktima mashkull i moshës rreth 42 vjeçar, shtetas i Republikës se Kosovës.

policia e kosoves

Sondazh

Poll