Politike

Helena Kadare në GJKKO: Na është thënë se mund të merrnim pjesë në seancën ndaj Veliajt

Burime për Dosja.al, zonja Kadare së bashku me dy bashkëmoshatare të tjera kanë pyetur oficerin gjyësor nëse mund të marrin pjesë në seancën ndaj kryebashkiakut Veliaj. 

12 Shkurt 2025, 13:52 Nga I.A
Helena Kadare në GJKKO: Na është thënë se mund
Helena Kadare

TIRANË- Shkrimtarja Helena Kadare, bashkëshortja e shkrimtarit Ismail Kadare ka shkuar ditën e sotme në ambientet e Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion. Burime për Dosja.al, zonja Kadare së bashku me dy bashkëmoshatare të tjera kanë pyetur oficerin gjyësor nëse mund të marrin pjesë në seancën ndaj kryebashkiakut Veliaj. 

"Na është thënë se mund të merrnim pjesë," tha ajo.

 

Veliaj u arrestua në zyrën e Bashkisë më 10 shkurt si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Po ashtu, në GJKKO është paraqitur edhe bashkëshortja e kryebashkiakut, Ajola Xoxa, e cila është lënë në masë sigurimi “arrest shtëpie”. 

Sipas SPAK nga të dhënat konkrete të mbledhura deri në këtë fazë të hetimit paraprak, në mënyrë të përmbledhur rezulton se, nga peronat nën hetim, specifikisht Veliaj edhe bashkëshortja e tij është ideuar, krijuar dhe vënë në funksionim një mekanizëm që ka synuar dhe ka bërë të mundur, në praktikë, marrjen e përfitimeve të parregullta, të cilat burojnë nga fondet publike që administrohen nga Bashkia Tiranë, përmes titullarit të saj, me qëllim pasurimin personal të këtij të fundit dhe familjes së tij, përmes veprimeve të kamufluara dhe të  kundërligjshme.

Sondazh

Poll