Politike

Samiti i inteligjencës artificiale në Paris, Osmani: Teknologjia po ecën me një revolucion të paparë global! Kosova duhet të jetë e gatshme të jetë pjesë e këtij transformimi

Ajo shtoi se liderë nga mbarë bota dhe profesionistë të fushës u mblodhën në Paris për të diskutuar zgjidhje që do të transformojnë botën, duke e vënë teknologjinë në shërbim të njerëzimit.

12 Shkurt 2025, 12:51 Nga N.F
Samiti i inteligjencës artificiale në Paris, Osmani: Teknologjia po
Samiti në Paris

PARIS- Kosova ka marrë pjesë në një nga ngjarjet më të rëndësishme globale për teknologjinë dhe inteligjencën artificiale, ku liderë dhe profesionistë të fushës u mblodhën në Paris për të diskutuar zgjidhje dhe inovacione që do të transformojnë botën. Në këtë samit për inteligjencën artificiale, Kosova u përfaqësua nga presidentja Vjosa Osmani.

Osmani përmes një postimi në "Facebook" shkruan se Kosova në këtë samit ishte në hartën globale të diskutimeve për inteligjencën artificiale. Ajo shtoi se liderë nga mbarë bota dhe profesionistë të fushës u mblodhën në Paris për të diskutuar zgjidhje që do të transformojnë botën, duke e vënë teknologjinë në shërbim të njerëzimit.

Presidentja theksoi rëndësinë e këtij diskutimi, duke shtuar se teknologjia po udhëheq një revolucioni global dhe Kosova duhet të jetë e gatshme të përfshihet në këtë transformim të madh. Ajo theksoi se është e rëndësishme që vendet si Kosova të kontribuojnë dhe të shfrytëzojnë mundësitë që ofron ky zhvillim për të përmirësuar jetën e qytetarëve. 

"Kosova në hartën globale të diskutimeve për inteligjencën artificiale. Liderë nga mbarë bota dhe profesionistë të fushës u mblodhën në Paris për të diskutuar zgjidhje që do të transformojnë botën, duke e vënë teknologjinë në shërbim të njerëzimit. Teknologjia po i prinë një revolucioni të paparë global dhe Kosova duhet të jetë e gatshme të jetë pjesë e këtij transformimi!" thuhet në postim.

Samiti i inteligjencës artificiale në Paris, Osmani: Teknologjia po

osmani kosova samiti i inteligjences artificiale ne paris

Sondazh

Poll