Politike

Policia nuk shkoi para SPAK-ut? Berisha: Ky ishte inkurajim për pushtim të ndërtesës

Sipas Berishës ky ishte inkurajim për pushtim ndërtese. Ai shtoi se mosshkuarja është inkurajim i zyrtarëve të Erion Veliajt dhe bashkisë.

12 Shkurt 2025, 13:52 Nga M.B
Policia nuk shkoi para SPAK-ut? Berisha: Ky ishte inkurajim për pushtim
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot se policia nuk shkoi para SPAK-ut ku ndodheshin mbështetësit e Veliajt. Sipas Berishës ky ishte inkurajim për pushtim ndërtese. Ai shtoi se mosshkuarja është inkurajim i zyrtarëve të Erion Veliajt dhe bashkisë.

Pjesë nga fjala e Berishës: 

Inkurajim për pushtim ndërtese. Kjo do të thotë është haptas inkurajim për pushtim ndërtese. Sepse kur garda kërkon, policia në çdo vend normal i përgjigjet asaj, pasi nuk është garda, institucioni që merret me masën, është policia dhe njësitë e saj ato që kanë detyrim. Garda ka krejtësisht rregulla të tjera.

Mosshkuarja është inkurajim i zyrtarëve të Erion Veliajt dhe bashkisë që të pushtojnë ndërtesën. Dhe kjo është e qëllimshme. Ky Ervini me tre mbiemra, i shkarkuar për korrupsion nga vetë Edi Rama, i lartësuar në ministër nga vetë Edi Rama, natyrisht nuk njeh ligje por vetëm udhëzime të Edi Ramës.

sali berisha

Sondazh

Poll