Bota

Atentat ndaj deputetit libanez Adel Jomaa, autorët i zunë pritë kur ishte brenda në makinë, shtrohet në spital

Jomaa është shtruar në spital në gjendje të qëndrueshme ndërsa mediat lokale raportojnë se ai është plagosur në këmbë.

12 Shkurt 2025, 13:56 Nga N.F
Atentat ndaj deputetit libanez Adel Jomaa, autorët i zunë pritë
Adel Jomaa

LIBAN- Një ministër i qeverisë së Tripolit u plagos gjatë një atentati. Ministri i Shtetit Adel Jomaa ishte brenda makinës së tij në kryeqytetin libian kur u qëllua në drejtim të tij. Lajmin e njoftoi sot Qeveria e Unitetit Kombëtar.

Jomaa është shtruar në spital në gjendje të qëndrueshme ndërsa mediat lokale raportojnë se ai është plagosur në këmbë. Libia mbetet në kaos që nga përmbysja e Muammar Gaddafit në vitin 2011, pas një kryengritjeje popullore të mbështetur nga NATO.


Në vend ekzistojnë dy qeveri, një në atë perëndimore dhe një në atë lindore. Qeveria e Pajtimit Kombëtar e njohur ndërkombëtarisht, me qendër në Tripoli, mori pushtetin përmes një procesi të mbështetur nga Kombet e Bashkuara në vitin 2021, por parlamenti në pjesën lindore të vendit nuk e ka njohur atë për vite me rradhë.

adel jomaa

Sondazh

Poll