Bota

I dënuar për posedim të marihuanës, lirohet nga burgu rus një mësues amerikan

Marc Fogel ishte arrestuar nga policia ruse në vitin 2021 më të mbërritur në Moskë, nën akuzat se posedonte marihuanë mjekësore, dhe u dënua një vit më vonë. Fogel kishte thënë se marihuana i ishte përshkruar pas një operacioni në shpinë.

11 Shkurt 2025, 22:40 Nga E. D
I dënuar për posedim të marihuanës, lirohet nga burgu rus
Marc Fogel

SHBA- Një mësues amerikan, i cili po e vuante një dënim me burgim 14-vjeçar për posedim të marihuanës, është liruar në një marrëveshje këmbimi, tha Shtëpia e Bardhë të martën. Marc Fogel ishte arrestuar nga policia ruse në vitin 2021 më të mbërritur në Moskë, nën akuzat se posedonte marihuanë mjekësore, dhe u dënua një vit më vonë. Fogel kishte thënë se marihuana i ishte përshkruar pas një operacioni në shpinë.

Fogel, i cili dha mësim në Shkollën Anglo-Amerikane në kryeqytetin rus pas një periudhe në Ambasadën amerikane, ishte anashkaluar në këmbimet e mëparshme të të burgosurve midis SHBA-së dhe Rusisë.

"Sot, presidenti Donald J. Trump dhe i dërguari i tij i posaçëm, Steve Witkoff, janë në gjendje të njoftojnë se Witkoff po largohet nga hapësira ajrore ruse me Marc Fogel. Presidenti Trump, Steve Witkoff dhe këshilltarët e presidentit negociuan një këmbim që shërben si një shenjë e vullnetit të mirë nga rusët dhe një tregues se po lëvizim në drejtimin e duhur për t'i dhënë fund luftës brutale dhe të tmerrshme në Ukrainë", thuhet tutje në njoftim.

Shtëpia e Bardhë nuk tregoi se kë e ka liruar në këmbim të Fogelit. Në gusht të vitit 2024, Rusia, Shtetet e Bashkuara dhe disa vende të tjera realizuan këmbimin më të madh të të burgosurve që nga fundi i Luftës së Ftohtë, duke liruar 16 persona, përfshirë gazetaren e Radios Evropa e Lirë, Alsu Kurmasheva. Të liruarit përfshinin gjithashtu reporterin e Wall Street Journal, Evan Gershkovich, dhe ish-marinsin amerikan Paul Whelan nga burgjet ruse dhe bjelloruse. Tetë rusë u kthyen në atdhe./REL

marc fogel

Sondazh

Poll