Bota

Hovenier: Shpërbërja e USAID-it nga Trump dëmton interesat e SHBA-së! Është një dhuratë për konkurrentët tanë

Hovenier gjithashtu shtoi se shpërbërja e USAID dëmton pozitën ndërkombëtare, rrit rrezikun për popullsitë më të cenueshme të botës dhe dëmton padrejtësisht nëpunësit publikë besnikë dhe jopartiakë. 

12 Shkurt 2025, 12:22 Nga DOSJA
Hovenier: Shpërbërja e USAID-it nga Trump dëmton interesat e
Hovenier

SHBA- Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier është shprehur se përpjekja e administratës Donald Trump për të shpërbërë Agjencinë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) dëmton interesat strategjike të SHBA-së. Hovenier gjithashtu shtoi se shpërbërja e USAID dëmton pozitën ndërkombëtare, rrit rrezikun për popullsitë më të cenueshme të botës dhe dëmton padrejtësisht nëpunësit publikë besnikë dhe jopartiakë.  

"Kolegët tanë të USAID-it ishin një pjesë integrale dhe thelbësore e “Ekipit të Vendit” ndërinstitucional që unë drejtova, duke mbështetur përpjekjet tona strategjike për të promovuar stabilitetin dhe prosperitetin në një cep të pasigurt të Evropës," shkruan ai.

Hovenier shtoi se USAID është një mjet i vlefshëm i politikës së jashtme amerikane. Ai theksoi se më pak se 1 për qind të buxhetit federal, puna e punonjësve të USAID-it është një pazar për Amerikën. Ish-ambasadori amerikan në Kosovë theksoi se zvogëlimi ose eliminimi i programeve dhe stafit të USAID-it është një dhuratë për konkurrentët e tyre.

"Investimet e zhvillimit të Kinës në mbarë botën janë rritur me 525 për qind gjatë 15 viteve të fundit; tërheqja e programeve dhe personelit të zhvillimit të SHBA-së zvogëlon ndikimin dhe aftësinë tonë për t’iu përgjigjur në mënyrë efektive zhvillimeve në rajonet kryesore strategjike," shtoi ai.

Sipas tij vendimi i papritur i administratës Trump për të tërhequr pothuajse të gjithë punonjësit e USAID-it jashtë shtetit, ndëshkon padrejtësisht nëpunësit publikë të përkushtuar që zbatojnë me besnikëri politikat e SHBA-së dhe programet e miratuara nga Kongresi, shpesh duke punuar në mjedise me kërcënim të lartë në mbarë botën me rrezik të madh personal. Hovenier thekson se punonjësit e USAID-it janë patriotë që zbatojnë politikën e presidentit dhe ekipit të tij të sigurisë kombëtare.

Ai tha se ata punojnë për çdo president pavarësisht nga përkatësia partiake apo politike. Hoveniershtoi se ky vendim i pamatur po krijon kaos, po mbjell frikë dhe po prish shumë jetën dhe karrierën, dhe po ndikon negativisht në familje.

"Po kështu, kostoja për tatimpaguesit amerikan për këtë largim të papritur e të çorganizuar nuk është e parëndësishme: një vlerësim shumë i ulët i kostos për riatdhesimin e 1400 punonjësve të USAID-it dhe familjeve të tyre është 20 milionë dollarë," theksoi më tej Hovenier.

Sipas tij kjo përpjekje e administratës Trump për të shpërbërë USAID-in dëmton interesat prioritare të SHBA-së, mohon ndihmën për shpëtimin e jetës dhe keqtrajton nëpunësit publikë besnikë të SHBA-së.

 

hovenier udaid

Sondazh

Poll