Bota

Trump nënshkruan urdhrin ekzekutiv që detyron agjencitë federale të bashkëpunojnë me DOGE, i pranishëm ishte edhe Musk, shoqërohej nga djali i tij (VIDEO)

Presidenti nënshkroi një urdhër ekzekutiv që kërkon që agjencitë federale të koordinohen me Departamentin e Efikasitetit të Qeverisë, DOGE të CEO-t miliarder Tesla.

12 Shkurt 2025, 07:43 Nga N.F
Trump nënshkruan urdhrin ekzekutiv që detyron agjencitë federale
Musk dhe Trump

SHBA- Elon Musk të martën ishte pranë presidentit amerika, Donald Trump në Zyrën Ovale për të marrë pjesë në nënshkrimin e një urdhri ekzekutiv që detyron agjencitë federale të bashkëpunojnë me "ministrinë" e Musk. Musk shoqërohej nga djali i tij X Æ A-Xii. Presidenti nënshkroi një urdhër ekzekutiv që kërkon që agjencitë federale të koordinohen me Departamentin e Efikasitetit të Qeverisë, DOGE të CEO-t miliarder Tesla.

Në deklaratat e tij, Musk e përshkroi burokracinë federale si një degë të katërt të qeverisë të pazgjedhur së bashku me degët ekzekutive, legjislative dhe gjyqësore. Ai gjithashtu theksoi se deficiti buxhetor i SHBA-së duhet të trajtohet. Në deklaratat e tij për gazetarët, ai madje mbrojti rolin e tij në tkurrjen e shtetit, siç premtoi Trump.

"Populli votoi për një reformë të rëndësishme të qeverisë dhe kjo është ajo që do të marrë populli," komentoi ai, duke shtuar se ky është kuptimi i demokracisë.

Ai gjithashtu hodhi poshtë, shqetësimet për konfliktin e interesit që e shqetëson edhe atë, pasi gjashtë nga bizneset e tij kanë hetime, ankesa apo veprime rregullatore në pritje nga 11 agjenci federale që ai "rregullon" me DOGE.

Siç u tha gazetarëve, ai përpiqet të jetë sa më transparent, megjithëse aktivitetet e tij financiare nuk do të bëhen publike. Por Trump gjithashtu mbështeti pretendimin e Musk, duke thënë se nuk ka asnjë problem me rolin e tij.

Ai pohoi gjithashtu se kishte parë prova të "ryshfeteve të shumta" me kontratat e qeverisë. Lidhur me çështjen e gjyqtarëve dhe aludimet nga Shtëpia e Bardhë se do të injorojë vendimet e gjykatës, ai shprehu shpresën se gjykatat do ta lejojnë atë të vazhdojë programin e tij.

musk trump

Sondazh

Poll