12 Shkurt 2025, 12:25
Nga M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot në një konferencë për shtyp se kryeministri Edi Rama hyri sot në biografinë e një gjykatësi. Berisha tha se ai dhe çdo gjykatës si ai, çdo qytetar si ai, duhet të ndjehet krenar me të shkuarën e tij se nuk është i biri i një xhelati. Sipas Berishës, Rama u përpoq ta kompleksojë gjyqtarin në fjalë me një mesazh dixhital të dërguar nga Irena Gjoka dhe Ulsi Manja së bashku.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Natyrisht rrethanat kanë ndryshuar, pas përmbysjes në Uashington të perandorisë së Xhorxh Sorosit. Situata është krejtësisht tjetër me narkoshtetin shqiptar. Nuk ka më sekretar shteti të Xhorxh Sorosit që të vijë të përgëzojë Altin Dumanin se ka arrestuar liderin e opozitës, siç erdhi Antony Blinken. Nuk ndodh kjo më. Pa takuar me asnjë njeri nga opozita, takoi njeriun që kishte urdhëruar të arrestonte liderin e opozitës. Por kjo ka marrë fund dhe ky është shqetësimi i tmerrshëm i Eid Ramës.
Ai kishte përllogaritur Spakun si një satër ndaj opozitës shqiptare në mënyrë që të fitonte mandatin e katërt. Ju e patë vetë, ju e dëgjuat fjalimin e tij, hyri në biografinë e një gjykatësi që nuk e njoh, nuk e kam takuar kurrë. Por një gjë di, nga ato që dëgjova, ai dhe çdo gjykatës si ai, çdo qytetar si ai, duhet të ndjehet krenar me të shkuarën e tij se nuk është bir xhelati si Edi Rama. U përpoq ta kompleksojë me një mesazh dixhital të dërguar nga Irena Gjoka dhe Ulsi Manja së bashku.
Qytetari dixhital e morët vesh kush ishte? Irena dhe Ulsiu. Tani do nxjerrin ata një dëshmitar për të më përgënjeshtruar mua, por po të lexosh stilin e tyre, ata të dy ishin se jo më kot i drejtohej Ulsi. Lexonte këtu dhe sytë i kishte tek Ulsiu. Pra, u mor me biografitë. Çdo njeri mund të merret, por Edi Rama kurrë. Edi Rama ka trashëgimi një baba xhelat që ka firmosur varjen në litar të një poeti vigan, të një kolosi të fjalës së lirë, Havzi Nelës. Nuk ka ky asnjë lloj të drejte mbi tokë të ndalet në biografinë e kujt se është i djathtë apo i majtë. Çfarë do të jenë, të djathtë apo të majtë, janë 1 mijë herë më mirë se ai që është biri i një xhelati dhe nuk ka kërkuar të falur gjer sot për Havzi Nelën.
sali berisha
Politike
12 Shkurt 2025, 12:19
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama theksuar edhe njëherë sulmet e tij ndaj institucioneve të Drejtësisë. Me anë...
Politike
12 Shkurt 2025, 12:18
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot në një konferencë për shtyp se kryeministri Edi Rama&nbs...
Politike
12 Shkurt 2025, 12:12
N.F
Kosovë
KOSOVË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka ngulur këmbë se integriteti i votës nuk është cenuar dhe se rezul...
Politike
12 Shkurt 2025, 12:03
M.B
Ervin Hoxha
TIRANA- Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha bëri një ekspoze të situatës, në konferencën “Nga F...
Politike
12 Shkurt 2025, 11:49
I.A
TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka treguar një episod që i ka ndodhur teksa po konsumonte mëngjesin dit&eum...
Politike
12 Shkurt 2025, 11:44
M.B
Selia e PD-së
TIRANA- Partia Demokratike do të zhvillojë primaret më datën 1 mars 2025. Bëhet me dije se vendmi ësh...
Politike
12 Shkurt 2025, 11:41
N.F
Ilir Alimehmeti
TIRANË- Kryetari i Këshilltarëve Bashkiakë të PD në Bashkinë e Tiranës, Ilir Alimehmeti k...
Politike
12 Shkurt 2025, 11:29
M.B
Erion Veliaj
TIRANA- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj do të njihet sot në seancën që mbahet në GJKKO me mas&eu...
Politike
12 Shkurt 2025, 11:24
N.F
Braçe
TIRANË- Komisioni i Ekonomisë dhe Financave në Kuvend po zhillon sot punimet. Gjatë Komisionit u shpreh se ...
Politike
12 Shkurt 2025, 11:25
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se në sheshin 'Nënë Tereza' do të vendoset një instalacion i l&e...