11 Shkurt 2025, 22:19
Nga B.Z
Ursula von der Leyen
SHBA - Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen ka njoftuar një përgjigje të vendosur ndaj tarifave speciale doganore për importet e çelikut dhe aluminit të vendosura nga Presidenti amerikan Donald Trump. "Më vjen shumë keq për vendimin e SHBA," tha ajo. "Tarifat e paligjshme në kurriz të BE-së nuk do të mbeten pa përgjigje: ato do të nxisin kundërmasa të vendosura dhe proporcionale."
BE do të veprojë për të mbrojtur interesat e veta ekonomike, tha von der Leyen. Punëtorët, bizneset dhe konsumatorët do të mbrohen. Tarifat janë taksa: të këqija për bizneset dhe akoma më të këqija për konsumatorët.
Në një deklaratë të mëparshme të BE thuhej se tarifat do të nënkuptojnë se qeveria e SHBA do të tatojë qytetarët e saj, duke rritur kostot për bizneset dhe duke nxitur inflacionin. Për më tepër, tarifat rrisin pasigurinë ekonomike dhe prishin efikasitetin dhe integrimin e tregjeve globale.
Komisioni i Brukselit, përgjegjës për politikën tregtare, gjithashtu njoftoi një përgjigje. BE nuk sheh asnjë justifikim për vendosjen e tarifave mbi eksportet e tij.
Tarifat speciale për produkte amerikane mund të rikthehen
Megjithatë, nuk është e qartë se për cilat masa bëhet fjalë. Komisioneri i Tregtisë së BE Maroš Šefčovič i tha Parlamentit Evropian se po shqyrtohet shtrirja e masave të Trumpit është duke u shqyrtuar. Më pas do të merren kundërmasa.
Tarifat speciale të pezulluara aktualisht për produktet amerikane si xhinset, uiski bourbon, motoçikletat dhe gjalpi i kikirikut ka të ngjarë të rikthehen menjëherë. Kjo ishte edhe përgjigja e BE gjatë mandatit të parë të Trumpit, kur u vendosën tarifa speciale për eksportet e çelikut dhe aluminit të BE. Ato aktualisht janë pezulluar sipas një marrëveshjeje me administratën e mëparshme amerikane të Joe Biden-it.
Bernd Lange, kryetar i Komisionit të Tregtisë së BE, i tha studios së ARD-së në Bruksel se tarifat e SHBA - të cilat do të hyjnë në fuqi më 12 mars - "do të çojnë automatikisht në rivendosjen e kundërmasave më 1 prill".
Šefčovič theksoi se BE është i gatshëm të negociojë për të gjetur zgjidhje të dobishme reciproke aty ku është e mundur. Sipas një vlerësimi të mëparshëm nga von der Leyen, mund të ketë një marrëveshje të re për të zgjeruar eksportet amerikane të gazit natyror të lëngshëm (LNG), për shembull. Do të ishte gjithashtu e mundur të importohej më shumë teknologji ushtarake dhe produkte bujqësore nga SHBA dhe të uleshin tarifat e importit për automjetet amerikane. Kohët e fundit, këto tarifa, me dhjetë për qind, ishin dukshëm më të larta se norma e tarifave amerikane prej 2.5 për qind.
Kanadaja dënon tarifat, Koreja e Jugut dëshiron të negociojë
Koreja e Jugut është gjithashtu e fokusuar në negociatat me Trumpin. "Qeveria është e vendosur të mbrojë interesat e kompanive tona dhe të zvogëlojë pasiguritë duke ndërtuar një marrëdhënie të ngushtë me administratën Trump dhe duke zgjeruar mundësitë diplomatike”, tha presidenti i Koresë së Jugut Choi Sang Mok. Vendi i Azisë Lindore është eksportuesi i katërt më i madh i çelikut në SHBA.
Kryeministri kanadez Justin Trudeau dënoi veprimin e Trumpit. Nëse është e nevojshme, përgjigja e Kanadasë do të jetë e ashpër dhe e qartë, tha ai.
Trumpi shpall një "plan shumë të sofistikuar"
Trump i nisi tarifat dje siç njoftoi. "Ata janë 25% pa përjashtime apo lehtësime," tha ai. Në rastin e tarifave të çelikut, megjithatë, ai po konsideron një përjashtim për Australinë sepse "ata blejnë shumë avionë. Ata janë mjaft larg dhe kanë nevojë për shumë avionë".
Tarifat ishin "biznes i madh", tha Presidenti i SHBA. Në këtë mënyrë, SHBA do të pasuroheshin sërish. Ai la të kuptohej gjithashtu se po shqyrtonte vendosjen e tarifave shtesë për automjetet, medikamentet dhe gjysëmpërçuesit kompjuterikë.
Ai gjithashtu nuk do të kishte asgjë kundër që vendet e tjera të marrin kundërmasa hakmarrëse, tha Trumpi. Ai do të përgjigjej me një "plan shumë të sofistikuar” brenda dy ditëve të ardhshme./DW
shba tarifa be
Bota
11 Shkurt 2025, 22:19
M.B
Foto nga një takim i vitit 2019
SHBA- Ndërsa kryeministri indian Narendra Modi do të zhvillojë një vizitë dy-ditore në S...
Bota
11 Shkurt 2025, 21:44
M.B
Steve Bannon
SHBA– Steve Bannon pranoi fajësinë të martën për një akuzë mashtrimi të donatorëve që...
Bota
11 Shkurt 2025, 21:35
B.Z
Ushtarë
HAMAS - Pasi Presidenti amerikan Donald Trump la të kuptohej se marrëveshja e armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit do të ...
Bota
11 Shkurt 2025, 21:34
M.B
Foto ilustruese
SHBA- Shtëpia e Bardhë njoftoi të martën se autoritetet ruse kanë liruar shtetasin amerikan Marc Fogel, me profesi...
Bota
11 Shkurt 2025, 21:07
E. D
foto ilustruese
UASHINGTON- Presidenti Donald Trump përsëriti deklaratën për planin e tij që Shtetet e Bashkuara të marrin ko...
Bota
11 Shkurt 2025, 19:26
Benjamin Netanyahu
IZRAEL- Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu paralajmëroi sot Hamasin se nëse nuk do të lirojë pengjet deri n&...
Bota
11 Shkurt 2025, 17:35
E. D
JD Vance
PARIS- Nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara, JD Vance paralajmëroi të martën udhëheqësit bot&...
Bota
11 Shkurt 2025, 16:34
M.L
Elon Musk dhe Sam Altman
FRANCË- Samiti i Inteligjencës Artificiale në Paris është një mbledhje e liderëve botëror...
Bota
11 Shkurt 2025, 16:14
M.L
Bërthama e brendshme e Tokës
SHBA- Shkencëtarët që vetëm disa muaj më parë konfirmuan se bërthama e brendshme ...
Bota
11 Shkurt 2025, 15:51
M.L
Foto ilustruese
FRANCË- Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA nuk kanë nënshkruar një marrëveshje ndërkombëtare për in...