Aktualitet

Fluturimet më parë sekrete? The Telegraph: 1 milion paund për të dëbuar 47 emigrantët shqiptarë me avion privat

Mediat britanike shkruajnë se emigrantët që u ekstraduan drejt Shqipërisë nga qeveria britanike, duke shpërndarë pamje teksa po ngjiteshin në avionë janë persona të dënuar për krime po në Shqipëri.

11 Shkurt 2025, 22:55 Nga M.B
Fluturimet më parë sekrete? The Telegraph: 1 milion paund për
Foto ilustruese

BRITANI-Britanisë së Madhe i ka kushtuar 1 milion paund dëbimi i 47 emigrantëve shqiptarë, të cilët po qëndronin atje ilegalisht. Mediat britanike shkruajnë se emigrantët që u ekstraduan drejt Shqipërisë nga qeveria britanike, duke shpërndarë pamje teksa po ngjiteshin në avionë janë persona të dënuar për krime po në Shqipëri.

Sipas shifrave të publikuara nga media britanike për të dëbuar një emigrant janë shpenzuar 22 mijë paund. Në total ekstradimi i tyre ka shkuar 1 milion paund. Kjo përfshin koston e pagesës për 3 shoqërues sigurie të kontraktuara privatisht për të udhëtuar me secilin emigrant për të parandaluar çdo problem gjatë fluturimit dhe në mbërritje, si dhe monitorimin dhe transportimin e individëve në çdo seancë gjyqësore ligjore dhe në aeroport.

"Fluturimet më parë sekrete të dëbimit të sigurisë së lartë u filmuan për herë të parë si pjesë e përpjekjeve të Sir Keir Starmer për të shmangur kërcënimin nga Reforma e Nigel Farage në MB dhe për t'i demonstruar një publiku skeptik se Laburistët po bëhen të ashpër ndaj migracionit të paligjshëm", shkruan "The Telegraph".

 

britani

Sondazh

Poll