Aktualitet

Palestinezët e zhvendosur nga Gaza/ Trump nuk përjashton Shqipërinë si vend strehimi: Ka shumë vende që duan të përfshihen... (VIDEO)

Deklaratën presidenti e dha gjatë takimit me mbretin Abdullah II të Jordanisë, që vizitoi sot Uashingtonin, ku u diskutua në lidhje me planin e Trump për të marrë Gazën, plan i cili do të kërkojë me patjetër largimin e palestinezëve nga territori i tyre.

11 Shkurt 2025, 20:57 Nga B.Z
Palestinezët e zhvendosur nga Gaza/ Trump nuk përjashton
Donald Trump

SHBA - Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka pohuar së fundmi se do të marrë parasysh edhe Shqipërinë, si vend për të strehuar palestinezët që mund të zhvendosen nga Rripi i Gazës. 

Deklaratën presidenti e dha gjatë takimit me mbretin Abdullah II të Jordanisë, që vizitoi sot Uashingtonin, ku u diskutua në lidhje me planin e Trump për të marrë Gazën, plan i cili do të kërkojë me patjetër largimin e palestinezëve nga territori i tyre.

I pyetur nga gazetarët nëse do të marrë parasysh edhe Shqipërinë për të strehuar palestinezët, Trump nuk e ka mohuar si mundësi. Ai ka thënë gjithashtu se ka edhe shumë vende të tjera që duan të përfshihen.

Pyetje: "A po merrni në konsideratë vende të tjera për të dërguar palestinezët përveç Egjiptit si Shqipëria apo Indonezia?"

“Po sigurisht. Ka shumë vende të tjera që duan të perfshihen",- është përgjigjur presidenti Trump.

 

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, shpalli më 4 shkurt një propozim, sipas të cilit, palestinezët e zhvendosur do të largoheshin nga Rripi i Gazës, duke i hapur rrugën SHBA-së për të marrë në pronësi këtë territor dhe për ta zhvilluar ekonomikisht në një vend “fenomenal”, ku sipas tij kombësi të ndryshme mund të jetojnë në paqe.

Trump tha se kjo do të ndodhte pas zhvendosjes së popullit palestinez në vende të tjera, për t’i larguar nga ajo që ai e quajti “gropë ferri” me ndërtesa të shkatërruara, pas më shumë se një viti luftë mes Izraelit dhe Hamasit.

Propozimi i Trump është kundërshtuar nga shumë shtete, të cilët e kanë quajtur një "dëbim nga toka e tyre", por sërish presidenti ka qënë i vendosur në propozimin e tij, teksa ka thënë i bindur se të gjithë do të pranojnë të strehojnë palestinezët sipas planit të tij.

donald trump

Sondazh

Poll