Aktualitet

U plagos me armë zjarri në Lezhë, niset me urgjencë drejt Traumës Egzon Gegaj

I riu u qëllua me tre plumba dhe u dërgua për ndihmë mjekësore në spitalin e qytetit por mësohet se gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar dhe si pasojë është nisur me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. 

11 Shkurt 2025, 17:51 Nga B.Z
U plagos me armë zjarri në Lezhë, niset me urgjencë drejt
Ambulancë

LEZHË - 30-vjeçari Egzon Gegaj, i cili mbeti i plagosur me armë zjarri këtë të martë në Lezhë, është nisur drejt spitalit të Traumës. I riu u qëllua me tre plumba dhe u dërgua për ndihmë mjekësore në spitalin e qytetit por mësohet se gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar dhe si pasojë është nisur me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. 

Ngjarja e rëndë u raportua vetëm pak minuta më herët ku në rrethana ende të paqarta Gegaj u qëllua me tre plumba në gjoks. Dyshohet se autori është një 23-vjeçar i cili është shpallur në kërkim nga Policia.

egzon gegaj

Sondazh

Poll