Aktualitet

Konflikti agravoi në përdorimin e armëve, DETAJE nga atentati në Lezhë, 30-vjeçari u qëllua me tre plumba në gjoks

Gegaj është qëlluar tre herë me armë zjarri në gjoks, dhe fillimisht u dërgua në spitalin e qytetit të Lezhës për ndihmë mjekësore por gjendja e tij shëndetësore ëhstë përkeqësuar dhe është nisur me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në kryeqytet.

11 Shkurt 2025, 17:59 Nga B.Z
Konflikti agravoi në përdorimin e armëve, DETAJE nga atentati
Policia

LEZHË - Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë që u raportua pasditen e sotme në Lezhë, ku 30-vjeçari Egzon Gegaj mbeti i plagosur me armë zjarri.

Bëhet me dije se Gegaj është qëlluar me armë nga një 23-vjeçar me iniciale L.N, i cili ndodhet aktualisht në arrati. Shkak për ngjarjen është bërë një konflikt mes palëve, i cili ka agravuar më pas në përdorimin e armëve.

Gegaj është qëlluar tre herë me armë zjarri në gjoks, dhe fillimisht u dërgua në spitalin e qytetit të Lezhës për ndihmë mjekësore por gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar dhe është nisur me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në kryeqytet.

Sakaq policia ka rrethuar zonën dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit. Gjithashtu janë ngritur edhe pika kontrolli për lokalizimin dhe kapjen e autorit. 

egzon gegaj atentat lezhe

Sondazh

Poll