11 Shkurt 2025, 14:51
Nga r.ll
autori dhe viktima
TIRANË- Prokuroria ka mbyllur hetimet për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani dhe ka dërguar për gjykim autorin e mitur Mario Përlleshin.
14-vjeçari akuzohet për kryerjen e veprës penale "Vrasje në rrethana cilësuese" ndaj një të mituri dhe kundër dy ose më shumë personave, në dëm të Martin Canit dhe Luis Meçja. Në njoftimin e prokuorisë bëhet me dije se ka nisur një procedim penal për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”, ndaj stafit të shkolllës, lidhur me veprimet apo mosveprimet e tyre.
Hetimet vazhdojnë, pasi sipas prokurorisë është e domosdoshme kryerja e veprimeve të tjera hetimore, me qëllim individualizimin e fajësisë dhe përgjegjësive penale konkrete.
NJOFTIMI I PROKURORISË:
Vrasja e të miturit tek Shkolla ‘Fan Noli’, Prokuroria Tiranë dërgon në gjyq për ‘Vrasje në rrethana cilësuese’ ndaj një të mituri dhe kundër dy ose më shumë personave shtetasin M.P
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasin M.P., i akuzuar për kryerjen e veprës penale ‘Vrasje në rrethana cilësuese’ ndaj një të mituri dhe kundër dy ose më shumë personave, e parashikuar nga neni 79, shkronja a) dhe dh) i Kodit Penal, në dëm të të miturve M.C. dhe L.M.
Pas një hetimi të plotë dhe të gjithanshëm, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka përfunduar hetimet lidhur me procedimin penal nr.7676, të regjistruar datë 18.11.2024/
Gjithashtu, nga ana e organit të akuzës është vendosur ndarja e akteve të këtij procedimi, të akteve që lidhen me veprën penale “Shpërdorim i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal, lidhur me veprimet apo mosveprimet e stafit të shkollës, të cilat janë regjistruar në një procedim tjetër, dhe për të cilin hetimet vazhdojnë pasi është e domosdoshme kryerja e veprimeve të tjera hetimore, me qëllim individualizimin e fajësisë dhe përgjegjësive penale konkrete.
Martin Cani humbi jetën mesditën e 18 tetorit pasi u qëllua me thikë në bark nga bashkëmoshatari i tij, Mario Përlleshaj. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pas një konflikti mes dy të miturve që ka degraduar në përdorimin e thikës. Mario Përlleshaj dyshohet se ka qenë në klasë paralele me viktimën, në shkollën 9-vjeçare 'Fan Noli'. Konflikti mes të miturve raportohet se ka nisur në oborrin e shkollës, ndërsa ka agravuar jashtë ambienteve të saj.
Autori ka nxjerrë thikën dhe ka qëlluar mbi 14-vjeçarin, Martin Cani. Pasi është goditur me thikë, Cani është afruar tek shkolla, ka ecur disa metra dhe pasi ka nisur të humbë gjak, është rrëzuar në trotuarin para shkollës. Si pasojë e plagëve të marra, Cani ka ndërruar jetë në spital. I plagosur nga ky sherr ka mbetur edhe shoku i ngushtë i viktimës, Luis Meçja i cili nuk mësonte në të njëjtën shkollë me to, po stërviteshin në të njëtin klub futbolli. I plagosur mbeti edhe vetë autori, i cili mori dëmtime në dorë dhe u trajtua në spital privat për disa ditë pas ngjarjes së rëndë.
mario përlleshi martin cani
Aktualitet
11 Shkurt 2025, 14:01
r.ll
celibashi, cela
TIRANË- Kryetari i Komisionit Qendror Zgjedhor, Ilirjan Celibashi ka zhvilluar sot një takim me kreun e Prokurorisë së ...
Aktualitet
11 Shkurt 2025, 13:14
r.ll
qsut
TIRANË- Një 14-vjeçar është shtruar në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza, me urgjencë, pa...
Aktualitet
11 Shkurt 2025, 12:34
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Gjykata e Apelit të Tiranës, ka lënë në fuqi masën e sigurisë "arrest në burg" pë...
Aktualitet
11 Shkurt 2025, 12:08
N.F
Pamje nga vendi i ngjarjes
TIRANË- Tetë persona janë proceduar penalisht në Tiranë pas festës së zhvilluar mbrëmjen...
Aktualitet
11 Shkurt 2025, 11:34
I.A
Osman Stafa
TIRANË- Familjarët e personave që kanë humbur jetën në spitalin e Onkologjikut kanë dhënë d&e...
Aktualitet
11 Shkurt 2025, 11:24
r.ll
KORÇË- Gjykata e Korçës ka shpallur fajtor dhe ka dhënë dënimet për 4 persona që akuzohen për vrasjen e ...
Aktualitet
11 Shkurt 2025, 10:41
N.F
Makinat e djegura
VLORË- Dy makina janë djegur ditën e sotme në një parkim në Vlirë. Policia bën me dije se n&...
Aktualitet
11 Shkurt 2025, 08:10
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Vendimet që merren nga Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit (KKUT) do të kërkojnë në dis...
Aktualitet
11 Shkurt 2025, 07:08
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Ditët e Martë e Mërkurë moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash kryesisht nga or&eu...
Aktualitet
10 Shkurt 2025, 22:58
E. D
Klodiana Lala
TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë disa detaje nga dosja e SPAK ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili u arrestua dit&...