Aktualitet

Përfshihet nga flakët një "Benz" i parkuar në Vlorë, digjet edhe një mjet tjetër që ishte pranë

Policia bën me dije se në lagjen “Pavarësia”, dyshohet se ka rënë zjarr dhe është djegur një automjet tip “Benz” i parkuar.

11 Shkurt 2025, 10:41 Nga N.F
Përfshihet nga flakët një "Benz" i parkuar në
Makinat e djegura

VLORË- Dy makina janë djegur ditën e sotme në një parkim në Vlirë. Policia bën me dije se në lagjen “Pavarësia”, dyshohet se ka rënë zjarr dhe është djegur një automjet tip “Benz” i parkuar.

Më tej bëhet me dije se për pasojë është djegur edhe një automjet tjetër i parkuar aty pranë. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

“Vlorë/Sot, në lagjen “Pavarësia”, dyshohet se ka rënë zjarr dhe është djegur një automjet tip “Benz” i parkuar, në pronësi të shtetases M. S. Si pasojë e përhapjes së flakëve, është djegur edhe një automjet tjetër i parkuar aty pranë, në pronësi të shtetasit M. T. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit”, njofton policia.

digjen dy makina ne vlore

Sondazh

Poll