Aktualitet

Diagnostikimi me meningjit u mbajt i fshehtë, 14-vjeçari shtrohet me urgjencë në QSUT

Lidhur me rastin, prindërit e nxënësve të shkollës 9-vjeçare “Kushtrimi i Lirisë” kanë shfaqur shqetësim për mungesën e masave profilaktike.

11 Shkurt 2025, 13:14 Nga r.ll
Diagnostikimi me meningjit u mbajt i fshehtë, 14-vjeçari shtrohet me
qsut

TIRANË- Një 14-vjeçar është shtruar në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza, me urgjencë, pasi ishte paraqitur në spitalin e Durrësit, ku u diagnostikua me meningjit. 

I mituri ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa rasti është mbajtur i fshehtë nga autoritetet shëndetësore dhe as prindërit nuk e kanë dituri diagnozën e djalit. 

Lidhur me rastin, prindërit e nxënësve të shkollës 9-vjeçare “Kushtrimi i Lirisë” kanë shfaqur shqetësim për mungesën e masave profilaktike.

qsut

Sondazh

Poll