Aktualitet

Kthjellime dhe vranësira, parashikimi i motit për sot

Reshjet parashikohen të jenë me intensitet të ulët e lokalisht mesatarë kryesisht në jug si dhe reshje bore me intensitet të ulët në relievet malore.

11 Shkurt 2025, 07:08 Nga N.F
Kthjellime dhe vranësira, parashikimi i motit për sot
Foto ilustruese

TIRANË- Ditët e Martë e Mërkurë moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash kryesisht nga orët e mesditës ku pritet të shoqërohen me reshje shiu të cilët pritet të jenë prezent fillimisht përgjatë vijës bregdetare e më pas për tu shtrirë kryesisht në jug e pjesërisht në qendër. Reshjet parashikohen të jenë me intensitet të ulët e lokalisht mesatarë kryesisht në jug si dhe reshje bore me intensitet të ulët në relievet malore.


Për ditët e Enjte moti parashikohet të jetë i vranët si dhe intervale kthjellimesh. Vranësirat nga orët e mesditës e pasdite do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët fillimisht përgjatë vijës bregdetare e më pas për tu shtrirë në pjesën më të madhe të territorit. Ku reshjet në zonën e veriperëndimit e pjesërisht në qendër nga orët e mbrëmjes parashikohen të jenë me intensitet hera-herës mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra.


Ndërsa për ditën e Premte moti parashikohet i vranët si dhe altrenime të herëpashershme kthjellimesh. Reshjet e herëpashershme me intensitet të ulët parashikohen të jenë prezente që në orët e para të 24- orëshit ku në veri e pjesërisht në qendër parashikohen të kenë hera-herës intensitet deri mesatar. Në lartësitë mbi 700-800m reshje bore me intensitet të ulët.


Era parashikohet të fryjë me drejtim Juglindje-verilindje kryesisht ditet e Enjte e Premte me shpejtësi 8m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina në momentin e formimit të vranësirave era fiton shpejtësi deri në 20m/sek.

parashikimi i motit

Sondazh

Poll