Aktualitet

Arrestimi i Veliajt, Lala zbulon rolin e biznesmenit Elman Abule: Ai ka siguruar leje ndërtimi me një nga firmat e tij dhe...

Lala, e ftuar në emisionin “Open” në News24, tha se gjatë pasdites Veliaj ka kontaktuar me avokatët e tij për të koordinuar mbrojtjen ligjore, ndërkohë që autoritetet kanë arrestuar biznesmenin shqiptaro-belg Elman Abule. Abule dyshohet për pastrim parash përmes kompanive të tij.

10 Shkurt 2025, 22:15 Nga E. D
Arrestimi i Veliajt, Lala zbulon rolin e biznesmenit Elman Abule: Ai ka siguruar
Klodiana Lala

TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala, ka ndarë detaje të reja mbi arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, dhe rolin e biznesmenit Elman Abule, i cili po ashtu u arrestua sot.

Lala, e ftuar në emisionin “Open” në News24, tha se gjatë pasdites Veliaj ka kontaktuar me avokatët e tij për të koordinuar mbrojtjen ligjore, ndërkohë që autoritetet kanë arrestuar biznesmenin shqiptaro-belg Elman Abule. Abule dyshohet për pastrim parash përmes kompanive të tij.

Sipas prokurorisë, ai ka siguruar leje ndërtimi me një nga firmat e tij dhe ka kryer transaksione financiare me qëllim mbulimin e origjinës së fondeve, të cilat dyshohet se janë përfituar nga çifti Veliaj-Xoxa.

klodiana lala

Sondazh

Poll