Aktualitet

Numërohen 96.45% të votave, LVV kryeson me 41.11%

Sipas të dhënave nga KQZ, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) kryeson me 41.11% të votave.

10 Shkurt 2025, 17:09 Nga E. D
Numërohen 96.45% të votave, LVV kryeson me 41.11%
foto ilustruese

KOSOVË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar një përditësim të ri mbi rezultatet e zgjedhjeve, bazuar në të dhënat e fundit të përpunuara deri në orën 16:04. Sipas të dhënave nga KQZ, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) kryeson me 41.11% të votave.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) mban vendin e dytë me 22.28%, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) renditet e treta me 17.78%. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) pozicionohet e katërta me 7.46%, ndërsa Koalicioni për Familjen ndodhet në vendin e pestë me 2.28%. Numërimi i votave po vazhdon dhe pritet që rezultatet të konfirmohen në orët në vijim.

kqz zgjedhjet ne kosove 9 shkurt 2025

Sondazh

Poll