Aktualitet

Pajtime Fetahu kërkoi lirimin nga burgu për arsye shëndetësore, dy ekspertët mjeko-ligjorë betohen në GJKKO! Në seancën e ardhshme paraqiten rezultatet e ekspertizës

Ish-gjyqtarja mbahet në qelinë e paraburgimit në Pogradec që prej muajit nëntor të vitit 2024. 

10 Shkurt 2025, 13:34 Nga r.ll
Pajtime Fetahu kërkoi lirimin nga burgu për arsye
pajtime fetahu

TIRANË- Dy eskpertë të mjekësisë ligjore të caktuar për të përcaktuar nëse qëndrimi në qeli i rrezikon jetën apo sjell komplikacione ish-gjyqtares Pajtime Fetahu, kanë kryer betimin në Gjykatën e Posaçme për ekspertizën që do të kryejnë. 

Ndërkohë, javën e ardhshme në seancën e radhës, pritet që dy ekspertët të sjellin edhe konkluzionin e raportit të ekspertimit.  Ish-gjyqtarja e Elbasanit, Pajtime Fetahu e akuzuar për lidhjen me bandën kriminale të Suel Çelës ka kërkuar të lirohet nga qelia për shkaqe shëndëtësore. Ajo mbahet në qelinë e paraburgimit në Pogradec që prej muajit nëntor të vitit 2024. 

Rreth dy muaj më parë SPAK goditi organizatën kriminale të Suel Çelës, 21 masa sigurimi për persona të përfshirë në krimin e organizuar, ish-zyrtarë të drejtësisë, policisë, si dhe 2 gazetarë. Prokuroria e Posaçme tha se arriti të zbulonte dy raste të trafikut të kokainës nga Amerika Latine, drejt vendeve të Bashkimit Europian. Sipas SPAK me paratë e fituara nga trafiku, banda e Çelës ka financuar ndër vite eliminimin e kundërshtarëve në qytetin e Elbasanit. Për realizimin e qëllimeve të veta kundër kundërshtarëve të tyre, apo edhe për të krijuar mbrojtje për vete, organizata kishte arritur të korruptonte funksionarë të drejtësisë, policisë dhe medias. Organizata kriminale, nga hetimet e përbashkëta të kryera mes SPAK, Belgjikës, Francës dhe Ekuadorit, tregoi se paratë përdoreshin për financimin e blerjes së kokainës, silleshin kesh në Shqipëri dhe investoheshin në biznese në dukje të rregullta.

pajtime fetahu gjkko

Sondazh

Poll