Aktualitet

Tentoi të merrte me forcë një 15-vjeçare në rrugë, arrestohet 30-vjeçari në Dibër

Pas njoftimit për ngjarjenn policia ka bërë të mundur arrestimin e 30-vjeçari me inicialet G. L. 

10 Shkurt 2025, 13:47 Nga N.F
Tentoi të merrte me forcë një 15-vjeçare në
Foto ilustruese

DIBËR- Një 30-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme në Dibër. Mësohet se arrestimi tij ka ardhur pasi ka tentuar të marrë me forcë në rrugë një 15-vjeçare. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në fashtain Lunar të Dibrës.

Pas njoftimit për ngjarjenn policia ka bërë të mundur arrestimin e 30-vjeçari me inicialet G. L.  Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Dibrës për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i plotë:

Dibër/ Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Lunar, njësia administrative Selishtë, një shtetas po tentonte të merrte me forcë një shtetase të mitur, kanë shkuar menjëherë në drejtim të këtij fshati.

Si rezultat i veprimeve, është bërë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit G. L., 30 vjeç, banues në fshatin Lunar, i cili dyshohet se ka tentuar të marrë me forcë një 15-vjeçare, në rrugë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

arrestohet 30-vjeçari në dibër tentoi të merrte me forcë një 15-vjeçare në rrugë

Sondazh

Poll