Aktualitet

Përfundon numërimi në Fushë Kosovë/ VV del e para, por shënon rënie mbi 10% krahasur me 2021

Ndërsa në vend të dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës, me 20.23 për qind, apo 4 mijë e 629 vota, duke shënuar ngritje pasi në vitin 2021 kishte fituar 13.37 për qind të votave.

10 Shkurt 2025, 15:25 Nga E. D
Përfundon numërimi në Fushë Kosovë/ VV del e para, por
foto ilustruese

KOSOVË- Në Fushë Kosovë ka përfunduar numërimi i 58 vendvotimeve, ku Lëvizja Vetëvendosje kryeson e para me 45.75 për qind apo 10 mijë e 471 vota. Por, krahasuar me vitin 2021, VV-ja ka pësuar një rënie me mbi 10 për qind, pasi para katër vitesh kjo parti kishte marrë 56.59 për qind.

Ndërsa në vend të dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës, me 20.23 për qind, apo 4 mijë e 629 vota, duke shënuar ngritje pasi në vitin 2021 kishte fituar 13.37 për qind të votave.

Vendin e tretë e ka marrë LDK-ja me 19.40 për qind, apo 4 mijë e 440 vota, duke pësuar kështu një rënie në rënditje, por me për qindje, edhe kjo parti ka shënuar ngritje për afro 4 për qind.

zgjedhjet ne kosove 9 shkurt 2025

Sondazh

Poll