Politike

Arrestimi i Veliajt/ Largohen nga Blloku i Sigurisë makinat që shoqëruan kryebashkiakun

Kryebashkiaku Veliaj u arrestua mesditën e sotme. Zyrtarët e SPAK dhe BKH-së zbarkuan në Bashkinë e Tiranës dhe vunë në pranga Veliajn.

10 Shkurt 2025, 15:27 Nga B.Z
Arrestimi i Veliajt/ Largohen nga Blloku i Sigurisë makinat që
Makinat

TIRANË - Makinat që shoqëruan kryebashkiakun Erion Veliaj tek "Mine Peza" janë larguar nga Blloku i Sigurisë. Pasi kryebashkiaku u dorëzua tek “Mine Peza”, makina e drejtorisë së Policisë së Tiranës dhe ajo e Erion Veliajt u larguan nga ambientet e bllokut të sigurisë.

Kryebashkiaku Veliaj u arrestua mesditën e sotme. Zyrtarët e SPAK dhe BKH-së zbarkuan në Bashkinë e Tiranës dhe vunë në pranga Veliajn. Gjykata e Posaçme ka lëshuar 5 masa sigurie në kuadër të hetimeve ndaj Veliajt. Për Ajola Xoxën, bashkëshorten e kryebashkiakut, GJKKO ka caktuar masën “arrest në shtëpi”.

Ndërsa Gentian Sula, Meriman Palushi, Fatmir Bektashi, Sokol Kryeziu dhe Shkëlqim Fusha janë vënë në detyrim paraqitje.

erion veliaj spak

Sondazh

Poll