Aktualitet

Vrasja e Briken Sanajt në Tiranë, Prokuroria çon për gjykim 5 persona, mes tyre edhe autorin Vladimir Kola

Nga hetimet rezultoi se vëllai i viktimës në vitin 2012 është konfliktuar me vëllezërit e autorit, pasi i kanë ngacmuar të fejuarën.

10 Shkurt 2025, 12:59 Nga N.F
Vrasja e Briken Sanajt në Tiranë, Prokuroria çon për
Briken Sanaj dhe Vladimir Kola

TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka dërguar në gjykim 5 persona në lidhje me vrasjen e Briken Sanajt të regjistruar në vitin në 2022 te "Kodra e Diellit". Në gjykim është çuar edhe autori i vrasjes Vladimir Kola i cili akuzohet për "Vrasje me paramendim".

Prokuroria ka dërguar në gjyq edhe 4 personat e tjerë,  Gjelosh Krasniqi, Kened Antoni, E.H., dhe Z.K. për veprën penale "Moskallëzim krimi" e "Përkrahje të autorit të krimit". Nga hetimet rezultoi se vëllai i viktimës në vitin 2012 është konfliktuar me vëllezërit e autorit, pasi i kanë ngacmuar të fejuarën.

Nga këqyrjes së kamerave, vendit të ngjarjes dhe administrimit të aktekspertimeve, Prokuroria arriti në konkluzionin se i pandehuri Vladimir Kola, ka udhëtuar nga Barcelona në drejtim të Aeroportit të Podgoricës dhe ka hyrë në Shqipëri në mënyrë të paligjshme pa u regjistruar në pikën e kontrollit.

Pas kësaj ai ka blerë një automjet duke përdorur target e një mjeti tjetër, i cili pas vrasjes së Briken Sanaj është gjetur i djegur në fshatin Domje. Brenda tij është gjetur arma e krimit, ndërsa autori ka kaluar sërish në Mal të Zi në mënyrë të paligjshme. 

Njoftimi i prokurorisë:

Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq shtetasin Vladimir (Valmir) Kola, për ‘Vrasje me paramendim’ tek kompleksi ‘Kodra e Diellit’ dhe katër të pandehur të tjerë. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq për ‘Vrasje me paramendim’ dhe ‘Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve’ shtetasin V.K. për vrasjen e shtetasit Briken Sanaj në kompleksin ‘Kodra e Diellit’ më 30.10.2022.

Po kështu, Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq dhe katër shtetasit e tjerë, Gjelosh Krasniqi, Kened Antoni, E.H., dhe Z.K. për veprën penale ‘Moskallëzim krimi’ e ‘Përkrahje të autorit të krimit’. Nga hetimet e procedimit penal nr.7911, 2024 nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, rezultoi se vëllai i viktimës në vitin 2012 është konfliktuar me vëllezërit e autorit, pasi i kanë ngacmuar të fejuarën.

Në përfundim të hetimeve mbi ngjarjen e tetorit 2022 ku shtetasi Briken Sanaj u qëllua me armë zjarri, këqyrjes së kamerave, vendit të ngjarjes dhe administrimit të aktekspertimeve, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, arriti në konkluzionin se i pandehuri Vladimir Kola, ka udhëtuar nga Barcelona në drejtim të Aeroportit të Podgoricës dhe ka hyrë në Shqipëri në mënyrë të paligjshme pa u regjistruar në pikën e kontrollit. Pas kësaj ai ka blerë një automjet duke përdorur target e një mjeti tjetër, i cili pas vrasjes së shtetasit Briken Sanaj është gjetur i djegur në fshatin Domje. Brenda tij është gjetur arma e krimit, ndërsa autori ka kaluar sërish në Mal të Zi në mënyrë të paligjshme. Sa më sipër, prokuroria kërkon dërgimin në gjyq për të pestë të pandehurit.

vladimir kola vrasja e briken sanajt

Sondazh

Poll