Sport

Dorëheqja e Fabio Cannavaros nga Dinamo Zagrebi... vetëm thashetheme!

“Fabio Cannavaro mbetet trajneri i ekipit të parë të GNK Dinamo, dhe klubi e mbështet plotësisht atë,” shkruan klubi i Zagrebit.

10 Shkurt 2025, 09:00 Nga DOSJA

 

KROACE - Në Kroaci, Fabio Cann

Dorëheqja e Fabio Cannavaros nga Dinamo Zagrebi... vetëm thashetheme!

avaro, trajner i Dinamo Zagrebit, po bën bujë. Në fakt, portali  “24sata” ka folur në këto orë për vendimin e pretenduar të ish-kampionit të botës për të dhënë dorëheqjen për shkak të largimit të Marko Mariçit ditën e dielë.

Në veçanti, shkruhej se edhe Dinamo do të kishte marrë masa paraprake duke kontaktuar Zheljko Sopicin, si zëvendësues të tij të mundshëm.

Klubi e përgënjeshtroi menjëherë: "GNK Dinamo mohon informacionin e pasaktë të publikuar në artikullin e “24sata”, sipas të cilit trajneri Fabio Cannavaro ka dhënë dorëheqjen dhe se klubi ka kontaktuar me Željko Sopić. Fabio Cannavaro mbetet trajneri i ekipit të parë të GNK Dinamo, dhe klubi e mbështet plotësisht atë.

GNK Dinamo dhe zoti Cannavaro vazhdojnë përgatitjet e tyre për ndeshjet e radhës, ndërkohë që jemi të fokusuar ekskluzivisht në objektivat sportive për pjesën e mbetur të sezonit, që ishte përfundimi i takimit të sotëm të përbashkët mes trajnerëve dhe drejtuesve”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by GNK Dinamo (@gnkdinamo)

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll