Politike

Dyshohen se kanë kryer sulm fizik ndaj një kandidateje për deputete, arrestohet ministri në Kosovë, në pranga edhe djali i tij

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ku bëri me dije se dy të dyshuarit për sulm do të mbahen për 48 orë në stacion policor.

10 Shkurt 2025, 09:29 Nga r.ll
Dyshohen se kanë kryer sulm fizik ndaj një kandidateje për
fikrim damka

KOSOVË- Babë e bir, kryetar i partisë turke KDTP, Fikrim Damka, njëkohësisht ministri për Zhvilimin Rajonal në Kosovë është arrestuar ditën e djeshme bashkë me djalin e tij. Arrestimi i tyre ka ndodhur rrreth orës 18:00 pasi dyshohen për “Kanosje dhe sulm” në Prizren.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ku bëri me dije se dy të dyshuarit për sulm do të mbahen për 48 orë në stacion policor.

“Dje me datë 09.02.2025 rreth orës 18:00 në Prizren është raportuar një rast ‘Kanosje dhe Sulm’, policia ka intervsituar të dyshuarit F.D. dhe F.D dhe viktimat si dhe janë mbledhur edhe prova dhe dëshmi tjera dhe pas intervistimit  me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë  ndaluar për 48 orë në ndalim policor”, ka thënë Bytyqi.

Arrestimi i tyre erdhi pasi Partia Turke e Lëvizjes Novatore (YTHP) ka akuzuar publikisht kryetarin e Partisë Demokratike Turke të Kosovës (KDTP), Fikrim Damka për sulm fizik ndaj një kandidateje për deputete nga radhët e YTHP-së. 

 

fikrim damka fuat damka

Sondazh

Poll