Aktualitet

Aksident në aksin Lushnje-Berat, makina përplas për vdekje këmbësoren, shoqërohet në komisariat shoferi

Viktima në momentin e aksidentit kishte dalë për të shkuar në punë.

10 Shkurt 2025, 07:36 Nga r.ll
Aksident në aksin Lushnje-Berat, makina përplas për vdekje
foto ilustruese

LUSHNJE- Një aksident rrugor me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën nacionale Lushnje-Berat në fshatin Barbullinjë.

Sipas informacioneve një automjet tip Audi, me drejtues 46-vjeçarin, Aleksandër Mistoka ka përplasur për vdekje një 65-vjeçare. 

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariatin e policisë së Lushnjes. Viktima në momentin e aksidentit kishte dalë për të shkuar në punë.

aleksander mitsoka aksident ne lushnje

Sondazh

Poll