Aktualitet

PDK shpall fitoren në komunën e Skënderajt: Mbi 80% e votave

Sipas Lushtakut, PDK ka marrë 17,000 vota, duke siguruar një rezultat bindës prej mbi 80% në këtë bastion tradicional të saj.

9 Shkurt 2025, 23:02 Nga I.A
PDK shpall fitoren në komunën e Skënderajt: Mbi 80% e votave
Sami Lushtaku

KOSOVË- Kryetari i degës së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Skenderaj, Sami Lushtaku, ka shpallur fitoren e thellë të PDK-së në këtë komunë, duke falënderuar qytetarët për përkrahjen masive. Sipas Lushtakut, PDK ka marrë 17,000 vota, duke siguruar një rezultat bindës prej mbi 80% në këtë bastion tradicional të saj.

Faleminderit Skenderaj për 17,000 vota e për fitoren tonë të thellë me mbi 80%! Mirënjohës përjetë!”, ka shkruar Lushtaku në një postim në rrjetet sociale.

Në orën 19:00 në të gjithë Kosovën janë mbyllur vendvotimet për zgjedhjet parlamentare. Procesi i votimit është zhvilluar gjatë gjithë ditës pa ndonjë incident të madh. Sipas KQZ-së, pjesëmarrja e qytetarëve në këto zgjedhje ka qenë e konsiderueshme, ndërsa rezultatet e para pritet të publikohen në orët e ardhshme.

sami lushtaku

Sondazh

Poll