Aktualitet

Presionet ndaj gazetarëve të Klan Kosovës/AGK: U bëjmë thirrje të gjitha palëve që të mos i pengojnë gazetarët

Në një postim në Facebook, AGK-ja deklaron se duhet të rikujtohet se gazetarët kanë një rol kyç në proceset demokratike dhe nuk duhet të jenë cak i sulmeve apo presioneve.

9 Shkurt 2025, 23:17 Nga I.A
Presionet ndaj gazetarëve të Klan Kosovës/AGK: U bëjmë
Foto Ilustruese

KOSOVË- Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka deklaruar se gazetarët nuk duhet të jenë cak i sulmeve apo i presioneve gjatë një procesi zgjedhor. Në një postim në Facebook, AGK-ja deklaron se duhet të rikujtohet se gazetarët kanë një rol kyç në proceset demokratike dhe nuk duhet të jenë cak i sulmeve apo presioneve.

“U bëjmë thirrje të gjitha palëve që të mos i pengojnë gazetarët në kryerjen e detyrave të tyre profesionale, teksa organeve të rendit që të garantojnë një mjedis të sigurt për punën e tyre. Çdo formë e ngacmimeve apo kërcënimeve ndaj gazetarëve është e papranueshme dhe rrezik për demokracinë”, shkruan AGK.

Gazetarët e Klan Kosovës të cilët janë duke raportuar nga terreni sot penguar të kryejnë punën e tyre nga militantët, simpatizantët dhe aktivistë të LVV-së

asociacioni i gazetarëve të kosovës

Sondazh

Poll