Politike

Mbyllja e procesit të vitimit, Haradinaj: Opozita i fitoi zgjedhjet, po pres me padurim të bashkëpunojmë për formimin e qeverisë

Në një konferencë për mediat, Haradinaj tha se rezultati i AAK-së është dyshifrorë e jo siç është paraqitur në Exit Poll-et nga 6 deri 8%.

9 Shkurt 2025, 20:04 Nga M.B
Mbyllja e procesit të vitimit, Haradinaj: Opozita i fitoi zgjedhjet, po
Ramush Haradinaj

KOSOVA- Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka thënë se opozita i ka fituar zgjedhjet. Në një konferencë për mediat, Haradinaj tha se rezultati i AAK-së është dyshifrorë e jo siç është paraqitur në Exit Poll-et nga 6 deri 8%. Ai shtoi se pret të bashkëpunojë me opozitën për formimin e qeverisë së Kosovës.

"E kam vështirë me thënë saktë. Nuk jemi të kënaqur me sa thuhet. Jemi të interesuar me çfarë rezultate konkrete. Disa informacione që vijnë thuhet se jemi dyshifror. Kemi bërë shumë punë, e vlerësojmë besimin, mundi ynë ka rezultuar me fitoren e opozitës. Me të dyja nuk i ndajmë.

Opozita e bashkuar e krijon një shumicë solide dhe i jep Kosovës qeveri të qëndrueshme dhe besoj se kjo ndodh. Nuk do bëjmë koalicion me Vetëvendosje. U gëzuam që opozita mund të bëjë qeveri. Kemi disa shqetësime me mënyrën e mbartjes dhe tërheqjes pa vëzhgues. Zgjedhjet janë të mira, është punuar shumë. Jam i kënaqur me fitoren e opozitës dhe i uroj sukses", tha Haradinaj.

kosova

Sondazh

Poll