Politike

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë, KQZ: Morën pjesë 40.04%, votuan 789,172 qytetarë

Nga 1,970,944 shtetas me të drejtë vote, deri më tani kanë votuar 789,172. 

9 Shkurt 2025, 20:08 Nga E. D
Zgjedhjet parlamentare në Kosovë, KQZ: Morën pjesë 40.04%,
Valmir Elezi

KOSOVË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Kosovës njoftoi se, pas procesimit të mbi 88 për qind të votave, pjesëmarrja në zgjedhje ka qenë 40.04%. Nga 1,970,944 shtetas me të drejtë vote, deri më tani kanë votuar 789,172. 

Në një konferencë për media zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi tha se menjëherë pas mbylljes së vendvotimeve në orën 19:00, ka filluar numërimi i votave. Ai tha se procesi i votimit është përmbyllur në kohë dhe sipas parashikimeve të ligjit për zgjedhjet e përgjithshme. Gjithashtu ai tha se procesi në përgjithshësi është zhvilluar në rregull dhe pa probleme që do ta cenonin integritetin e tij. 

“Menjëherë pas orës 19:00 ka filluar numërimi i fletvotimeve për subjektet politike, andaj Komisioni Qendror i Zgjedhjeve fton anëtarët e Këshillave të vendvotimit që ta kryejnë me përpikëri rolin e tyre dhe të numërojnë saktë çdo votë të qytetarëve. Paraqitjen tjetër, KQZ do ta ketë tjetër paraqitje sapo t’i kemi rezultatet e një numri të madh të vendvotimeve”, tha Elezi.

zgjedhejt ne kosove

Sondazh

Poll