Politike

Mbyllja e procesit të votimit në Kosovë, vjen reagimi i parë nga partitë, PDK: Tani i kthehemi punës për të bërë vendin më mirë!

Ajo tha se janë i pritur rezultatet, por që tani kanë arsye për të qenë optimistë.

9 Shkurt 2025, 19:28 Nga M.B
Mbyllja e procesit të votimit në Kosovë, vjen reagimi i parë
Vlora Çitaku

KOSOVA- Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar pas publikimti të exit-polleve. Ajo tha se janë i pritur rezultatet, por që tani kanë arsye për të qenë optimistë. Çitaku shkruan në rrjetet sociale se mburren me  fushatën dhe me ditën e zgjedhjeve. 

“I falënderoj qytetarët e Kosovës për edhe një proces elektoral tjetër të shkëlqyeshëm. Mburremi me fushatën dhe me ditën e zgjedhjeve. Presim rezultatet, por qysh tani kemi arsye për të qenë të qenë optimistë. Tash i kthehemi punës për të bërë Kosovën më mire”, ka shkruar ajo.

kosova

Sondazh

Poll