Art&Argëtim

Lufta/ Getoar Selimi telefonon me urgjencë Alketa Vejsiun, e bën të zhdukë ‘kunjat’ për sheikët dhe motrat Vjollca

8 Janar 2020, 18:55 Nga DOSJA
Lufta/ Getoar Selimi telefonon me urgjencë Alketa Vejsiun, e bën

TIRANË– Reperi Getoar Selimi që është njëkohësisht edhe bashkëshort i Marina Vjollcës është bërë pjesë e luftës së Alketa Vejsiut me koleget e saj, e cila ka vazhduar përmes komenteve në faqen e revistës “Class” në Instagram. Revista Anabel, shkruan se Selimi ka telefonuar Vejsiun që të heqë foto ne motrave Vjollca, krahas së cilës shkruante me ironi për jetën e luksit mes sheikëve në Dubai.

Këto komente mesa duket e kanë nervozuar keq Getoarin, i cili e ka telefonuar Vejsiun. E njëjta media shkruan se moderatorja Alketa Vejsiu nuk i është përgjigjur Selimit pas telefonatave dhe mesazheve por ka marrë menjëherë masa. Menjëherë pas thirrjeve të shumta të reperit, Revista Class ndryshoi tekstin në Instagram duke lënë vetëm në një fjali përshkruese: “Motrat Vjollca në Dubai”.

Ditët e fundit, moderatorja Alketa Vejsiu ka nisur të sulmojë përmes revistës që ajo vetë drejton, “Class”, koleget të cilat e imituan për faktin që këndoi shumë herë dhe ndërroi tetë fustane gjatë prezantimit të Festivalit të 58 të Këngës në RTSH. Ajo e filloi me motrat Vjollca, duke postuar një foto të të dyjave nga Dubai, ku Marina dhe Luana kishinshkuar me partnerët respektivë. Krahas fotos, Alketa ironizonte jetën luksoze, por në fund shtoi se fotoja e tyre është përdorur vetëm si ilustrim dhe nuk është shembulli konkret. Më tej vijoi me Xhemi Shehun, të cilës i publikoi një foto të vjetër, nga koha kur moderatorja ishte brune dhe me flokët me rrica.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz perplasjet e alketa vejsiut me moderatoret perplasjet e alketa vejsiut me moderatoret

Sondazh

Poll