Sport

Guardiola: "Mendoj se Nico e kuptoi se çfarë janë Premier League dhe gjyqtarët...”

Lojtari i ri i ardhur nga FC Porto, u largua nga fusha pas 22 minutash në ndeshjen kundër Leyton Orient, për Kupën FA.

9 Shkurt 2025, 13:00 Nga DOSJA

Guardiola: "Mendoj se Nico e kuptoi se çfarë janë Premier

ANGLI - Nico González nuk pati një debutim të favorshëm për Manchester Cityn, pasi jo vetëm humbi topin në mesfushë, që çoi në golin e Leyton Orient, por edhe përfundoi duke u dëmtuar, duke lënë lojën e FA Cup pas 22 minutash. Pep Guardiola i ka lënë një mesazh arbitrit.

"Mendoj se Nico e kuptoi menjëherë se çfarë janë Premier League dhe gjyqtarët... Pa VAR është më e vështirë, por ka pasur një ose dy goditje... E them këtë sepse fituam, përndryshe do të kisha heshtur. Kishte një penallti të qartë. Por mendoj se ai (Nico González) e kuptoi në mënyrë të përkryer se si funksionojnë gjërat në Angli".

Sa i përket Rúben Dias, i cili u kthye nga dëmtimi, Guardiola shpjegoi se plani ishte që portugezi të luante vetëm 45 minuta. Qendërmbrojtësi filloi, por u zëvendësua në pjesën e parë.

Kujtojmë se Manchester City siguroi kualifikimin për në fazën e 16-të të FA Cup duke mposhtur Leyton Orient, nga League One, 2-1 këtë të shtunë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll