Bota

Tentoi një ulje emergjente në rrugë, avioni përplaset me autobusin në Brazil, humbin jetën dy persona (VIDEO)

Aksidenti i ndodhur në Avenida Marques de São Vicente ndërsa mediat kanë publikuar pamje nga momenti i frikshëm i aksidentit.

9 Shkurt 2025, 14:30 Nga N.F
Tentoi një ulje emergjente në rrugë, avioni përplaset me
Pamje nga vendi i ngjarjes

BRAZIL- Një ngjarje tragjike është regjistruar në në Sao Paulo në Brazil. Raportohet se një avion u rrëzua dhe u përplas me një autobus. Ngjarja mësohet se ka ndodhir 5 minuta pasi avioni ishte ngritur në qiell. 

Avioni tentoi një ulje emergjente në një rrugë, por goditi një autobus që po kalonte. Në momentin e përplasjes vendi u pushtua nga flakët. Nga aksidenti humbën jetën piloti dhe bashkëpiloti. Gjithashtu u plagos shoferi i autobusit.

Aksidenti i ndodhur në Avenida Marques de São Vicente ndërsa mediat kanë publikuar pamje nga momenti i frikshëm i aksidentit. Siç shihet edhe nga pamjet avioni ishte me një shpejtësi të madhe teksa po ulej dhe përplaset me mjeti duke shpërthyer në flakë.

 
 
 
 
 
Vieë this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by neësmondo.it (@neësmondo.it)

aksident ne brazil rrezohet avioni ne brazil

Sondazh

Poll