Bota

Administrata Trump shkurton fondet publike për kërkimet shkencore dhe akademike, studiuesit të shqetësuar për pasojat

Reduktimi i papritur i fondeve mund të dëmtojë kërkimin në fusha të ndryshme, për shembull mbi kancerin ose sëmundjet neurodegjenerative.

9 Shkurt 2025, 14:16 Nga N.F
Administrata Trump shkurton fondet publike për kërkimet shkencore dhe
Foto ilustruese

SHBA- Një agjenci federale amerikane përgjegjëse për kërkimin mjekësor ka njoftuar një shkurtim të madh në financimin e saj për universitetet dhe qendrat kërkimore, një vendim që u kritikua ashpër nga komunitetet shkencore dhe akademike. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë, NIH njoftoi të premten se po kufizon mbulimin e kostove indirekte të lidhura me kërkimin në 15% .


"Ky ndryshim do të kursejë më shumë se 4 miliardë dollarë në vit," shtoi agjencia.

Një zëdhënës i Universitetit prestigjioz Johns Hopkins tha se fondet e synuara përdoren për të financuar mjetet, pajisjet dhe personelin dhe janë absolutisht të nevojshëm që bëjnë të mundur kërkimin. Ai shtoi se janë thellësisht të shqetësuar për pasojat e mundshme për kërkimin shkencor dhe mjekësor në SHBA. Reduktimi i papritur i fondeve mund të dëmtojë kërkimin në fusha të ndryshme, për shembull mbi kancerin ose sëmundjet neurodegjenerative.

Jeffrey Flyer, ish-dekani i Shkollës Mjekësore të Harvardit, vlerësoi se ky vendim nuk synon të përmirësojë procesin, por të sulmojë institucionet, studiuesit dhe kërkimin biomjekësor. Ai shtoi se ky vendim do të shkaktojë kaos dhe do të dëmtojë kërkimet biomjekësore dhe studiuesit.

Shtëpia e Bardhë mbrojti masën duke u shprehur se për pjesën më të madhe, institucionet private të financimit të kërkimit financojnë kostot indirekte në një nivel shumë më të ulët se ai i qeverisë federale dhe universitetet i pranojnë vullnetarisht këto grante.

Elon Musk i cili u ngarkua nga Presidenti Donald Trump me shkurtimin drastik të shpenzimeve publike, vlerësoi masën, e cila do të godasë kryesisht universitetet kryesore si Harvard, Yale dhe Johns Hopkins, të cilat janë të mbushura me një ideologji që është shumë progresive për shijet e së djathtës amerikane.

trump fonde publike per kerkimet shkencore

Sondazh

Poll