Bota

Hiqet paralajmërimi për cunami në Karaibe pas tërmetit 7.6 ballë, nuk ka raportime për viktima (VIDEO)

Sipas Qendrës Gjeoshkencash Gjermane të Kërkimeve, GFZ dhe Shërbimit Gjeologjik të SHBA, USGS ky ishte tërmeti më i fortë në rajon që nga viti 2021, kur një tërmet me magnitudë 7.2 goditi Haitin.

9 Shkurt 2025, 07:43 Nga N.F
Hiqet paralajmërimi për cunami në Karaibe pas tërmetit 7.6
Tërmeti

KARAIBE- Një tërmet i fortë 7.6 ballë shkundi fuqishëm ditën e djeshëm rajonet e Detit të Karaibeve. Pas tërmetit u paralajmërua për cunami njoftim i cili pas disa orësh u anulua. Autoritetet e asnjë vendi nuk është raportuar për viktima apo dëme materiale, të paktën deri në këtë fazë.

Tërmeti shumë i fortë, me magnitudë 7,5-7,6 ballë, ndodhi në zemër të Detit të Karaibeve, në një thellësi fokale relativisht të cekët, e cila sipas vlerësimeve fillestare ishte 10 kilometra. Sipas Qendrës Gjeoshkencash Gjermane të Kërkimeve, GFZ dhe Shërbimit Gjeologjik të SHBA, USGS ky ishte tërmeti më i fortë në rajon që nga viti 2021, kur një tërmet me magnitudë 7.2 goditi Haitin.

Qendra e Paralajmërimit të Hershëm të Cunamit, USTWS tha se ekziston rreziku i një cunami të goditur territoret amerikane, Puerto Riko, Kubën Hondurasin, Ishujt Kajman dhe vende të tjera.  Në mesin e nëntorit, dy tërmete të forta u regjistruan në det në brigjet jugore të Kubës , por nuk u raportua për viktima dhe as nuk u dha një paralajmërim për cunami.

karaibe termet 7.6 balle ne karaibe

Sondazh

Poll